E diel, 18.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Librat e këtillë janë të ralla shprehet recenzenti i librit Prof Dr, Ylber Sela. Ai më tej ka theksuar se ky është një gërshetim i përvojës si ambassador, diplomat dhe personal i autorit Reka. Ka një peshë të madhe me përmasa evropjane që paraqet një punë të cmuar dhe të sukses`shme të angazhimit akademik diplomatic dhe personal të autorit", tha Prof. dr. Ylber Sela.
Gjeopolitika dhe teknika e zgjerimit të BE









Zgjerimi i BE-së është çështje e zgjerimit të vlerave evropiane dhe më themelorja nga të gjitha është liria dhe solidariteti, tolerance dhe të drejtat njerëzore, demokracia dhe sundimi i ligjit.Ne pranine e stafit akademik te UET u promovua Libri “Gjeopolitika dhe teknika e zgjerimit të BE-së”i Prof.Dr. Blerim Reka.

Sipas Presidentes se UET znj. Teuta Dobi kjo veper shkencore sjell një vlerë të çmuar pasi në mënyrë të detajuar trajton dhe analizon procesin e zgjerimit të BE-së, duke argumentuar dhe hulumtuar ngjarje të ndryshme dhe të turbullta në procesin e historikut të gjeopolitikës të zgjerimit evropian e në veçanti duke u ndalur edhe në procesin dhe politikën e zgjerimit të ardhshëm të Ballkanit Perëndimor në BE. Sipas autorit ish ambasadorit të Maqedonisë në Bruksel Prof Dr. Blerim Reka në këtë libër qartazi shpjegohet se procesi i integrimit në UE nuk është një proces teknik por parasëgjithash një proces gjeopolitik, brenda të cilit shteti Sovran transformohej në shtet anëtar. Sa i përket procesit integrues të Maqedonisë autori ka theksuar se porosia e Brukselit është e qartë. “Këtë e kam dokumentuar me shtatë valët e integrimit përkatësisht të zgjerimit të deritashëm të UE-së, dhe këtë e dëshmojnë edhe rastet e fundit të pengesave që bëhen në procesin e zgjerimit.

Merrni vetëm rastin e Kosovës dhe e shihni se ajo është viktimë e mosnjohjes nga 5 shtete anëtare të UE-së. Me fjalë tjera Prof Dr. Blerim Reka konsideron se po teknika është e rëndësishme për secilin shtet aspirant por megjithatë procesin e udhëheq gjeopolitika.
Nëpërmjet këtij libri Reka analizon proceset më të rëndësishme që kanë lënë gjurmë në zhvillimin e gjeopolitikës të zgjerimit evropian dhe duke u ndalur më detalisht në sfidat, komplikimet, perceptimet, diskutimet dhe vendimet politike të zgjerimit apo rrugës së anëtarësimit në Unionin Evropian"

Ju e shihni se porosia e Brukselit për Maqedoninë është shumë e qartë si për NATO poashtu edhe për UE, pa zgjidhjen e kontestit të emrit Maqedonia nuk mundë të shpreson në ecjen përpara.”, theksoi Prof Dr. Blerim Reka.

Librat e këtillë janë të ralla shprehet recenzenti i librit Prof Dr, Ylber Sela. Ai më tej ka theksuar se ky është një gërshetim i përvojës si ambassador, diplomat dhe personal i autorit Reka.
Ka një peshë të madhe me përmasa evropjane që paraqet një punë të cmuar dhe të sukses`shme të angazhimit akademik diplomatic dhe personal të autorit", tha Prof. dr. Ylber Sela.

Nje ekspertize te plote mbi gjeopolitiken dhe teknikene p e zgjerimit evropian u paraqit per pjesemarrsit nga Prof.Dr Ksenofon Krisafi si nje vlere te shtuar ne kete drejtim. Opsionet e paraqitura ne liber jane verifikuar si kontribute ne zhvillimet rajonale dhe nje hap perpara ne parashikimin e liberalizimit te levizjes se lire dhe te konfigurimeve te reja gjeopolitike dhe me gjere ne skemen e sistemit nderkombetar.

Ish ambasadori Tarifa mori shkas nga trajtimi i interpolaritetit si koncept i ri ne liber duke u shprehur pesimist per te ardhmen e BE-se duke percaktuar si fat te organizates shperberjen e saj. Roli i fuqive te reja globale ne nje bote qe po ndryshon ishte teme e debateve dhe pikpamjeve te ndryshme te shfaqura ne kete promovim.

Ish ministri i jashtem Prof. Paskal Milo vuri ne dukje qe euroskepticizmi ne rritje duhet shoqeruar me nje prespektive te qarte te integrimit te rajonit. Prof. Milo propozoi ngritjen ne nivel te larte shkencor te diskutimit per gjeoplotiken dhe efektet ne zgjerimin e BE-se duke perfshire studente e perfaqesues te diplomacise.

“Botimet e këtilla sic është ky i profesorit janë të ralla, me një shtëpi botuese me famë në Bruksel tregon qartë se libri Gjeopolitika dhe teknika e zgjerimit kanë kaluar kufijt rajonal.
Libri është ndarë në katër kapituj dhe është vetëm një analizë e procesit të zgjerimit të BE-së në dimensionin e tij gjeopolitik dhe teknik, e bazuar në hulumtimin katërvjeçar:2006-2010 në Bruksel. Ky libër nuk është ditar ambasadori. Për të rrëfyer për diplomacinë, si për komunikim të arkivuar ndërkombëtar, kërkohet një distancë e domosdoshme kohore”

Ky libër i ka kaluar kufijtë rajonal dhe ka një peshë të madhe me përmasa evropiane e cila paraqet një punë të çmueshme dhe të suksesshme të zhvillimit akademik, diplomatik dhe profesional të autorit. Ky libër është një këndvështrim i ri mbi politikat rajonale të zgjerimit të Bashkimit Evropian të Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë. “Është një vizion që mund ti parashtrohet si publikut të gjerë, akademikëve ashtu edhe dikastereve në të gjitha vendet e rajonit”. Ne kete takim u diskutua edhe aritja e bashkepunimit konkret mes UET dhe Universitetit Evropes Juglindore ne Maqedoni ne shkembimin e pedagogeve, studenteve dhe botime te perbashketa. Libri është botuar nga shtëpia botuese e njohur në Bruksel ASPECT.
Reka është autor i 16 librave në këto fusha dhe i 60 studimeve shkencore të publikuara në gjuhët angleze, gjermane dhe spanjolle.

Publikuar: 17.12.2010 | 18:46
Lexuar: 2336 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime