E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Seleksioni U-21 i Maqedonisë në futboll në ndeshjen e parë të eliminatoreve për EURO 2011 që do të zhvillohet në Danimarkë e ka nisur me disfatë. Të përzgjedhurit e seleksionuesit Mirsad Jonuz të shtunën në Tripoli kanë pësuar nga moshatarët e vetë të Greqisë me rezultatin 3 :1.
Gabimet e mbrojtjes  sollën  fitoren   grekëve











Seleksioni U-21 i Maqedonisë pësoi nga përfaqësuesja greke 3:1



Seleksioni U-21 i Maqedonisë në futboll në ndeshjen e parë të eliminatoreve për EURO 2011 që do të zhvillohet në Danimarkë e ka nisur me disfatë. Të përzgjedhurit e seleksionuesit Mirsad Jonuz të shtunën në Tripoli kanë pësuar nga moshatarët e vetë të Greqisë me rezultatin 3 :1.

Sipas në kryetarit të FFM-së Rexhep Bexheti i cili ishte pjesë e delegacionit të Maqedonisë, të përzgjedhurit e Mirsad Jonuz kanë luajtur mirë por me gabime të mbrojtjes pranuan gola që ishin vendimtare për epilogun përfundimtar. Golashënues për seleksionin e Greqisë ishin Mitroglu në minutën e 7 dhe 49, si dhe Joanidis në minutën e 62-të, ndërsa golin e nderit për Maqedoninë e ka shënuar sulmuesi Samir Fazlii në minutën e 50-të.

Sa i përket futbollistëve shqiptar në seleksionin e Mirsad Jonuz, tre lojtarët Agim Ibraimi, Sevdail Selmani dhe Samir Fazlii me lojën dhe angazhimin e tyre kanë kënaqur stafin teknik.

Përfaqësuesja e të rinjve ndeshjen e ardhshme në kuadër të eliminatoreve për Euro 2011 do ta zhvilloj kundër Anglisë në Shkup, më datë 4 shtator.
(foto Samir Fazlii)

Sh.S.

Publikuar: 28.03.2009 | 16:55
Lexuar: 1595 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime