E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Për shkak të rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale dhe atyre presidenciale java e 23, e futbollit në ligën e parë dhe ajo e 20 në ligën e dytë do të zhvillohen me 4 prill të shtuan me fillim në orën 16.00.
Ndeshjet  e javës së  23 në ligën e  parë luhen me  4 prill








Ndeshjet Rabotniçki – Pelisteri dhe Shkëndija – Cementarnica luhen të premten 3 prill, me fillim në orën 16,00
Shaban Sinani

Për shkak të rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale dhe atyre presidenciale java e 23, e futbollit në ligën e parë dhe ajo e 20 në ligën e dytë do të zhvillohen me 4 prill të shtuan me fillim në orën 16.00. Këtë e ka publikuar komisari i garave Mile Spirkovski. Megjithatë për shkak se në xhiron e 23 dy ndeshje zhvillohen në stadiumin qytetit në Shkup, komisari Spirkovski ka publikuar s e ndeshja Rabotniçki - Pelisteri do të zhvillohet të premten me 3 prill.

Gjithashtu është bërë e ditur se po për shkaqe të njëjta ndeshja ndërmjet ekipit Shkëndija dhe Cementarnica, në kuadër të javës s 20-të në lugën e dytë do të zhvillohet me 3 prill në stadiumin e qytetit në Tetovë

Liga e parë, me 4 prill, me fillim në orën 16.00, ku do të takohen: Renova – Metalurgu, Milano – Pobeda, Makedonija Gj.P – Sileksi, Vardari – Napredoku dhe Rabotniçki – Pelisteri ( e premte) dhe H.Turnova është e lirë

Në xhiron e 20-të, me 4. prill në orën 16.00, takohen: Bregallnica – Novaci, Bellasica – Slloga J, Lokomotiva – Teteksi, Maxhari – Kozhufi, Skopje – Drita, Shkëndija – Cementarnica (e premte me fillim në orën 16.00), Vardari Dk – Miravci , Ohri 2004 është i lirë
Sh.S.

Publikuar: 29.03.2009 | 06:06
Lexuar: 1466 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime