E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Vetë Terry, rezultoi në qendër të një skandali që e detyroi trajnerin e Anglisë, Fabio Capello që t’i hiqte shiritin e kapitenit, pasi u provua një histori dashurie e tij me gruan e shokut të skuadrës, Ëajne Bridge.
Vëllai i John Terry, fajtor për vetvrasjen




Vëllai i kapitenit të Çelsit, John Terry-t, është fajtor për vetvrasjen e portierit të një ekipi të divizioneve të ulta, pasi i rrëmbeu të dashurën, raportuan gjatë pasdites mediat britanike.

Vetë Terry, rezultoi në qendër të një skandali që e detyroi trajnerin e Anglisë, Fabio Capello që t’i hiqte shiritin e kapitenit, pasi u provua një histori dashurie e tij me gruan e shokut të skuadrës, Ëajne Bridge.

Roberts, portieri i Rushden and Diamonds në kategorinë e pestë angleze, u gjet i vetvarur ditën e mërkurë në banesën e tij në Northants (100 km nga Londra). “Nuk ka rrethana të dyshimta dhe policia është në gjendje të konfirmojë se bëhet fjalë për një vetvrasje”, deklaroi familja e Roberts.

Në një moment të parë arsyet e dhënies fund të jetës ishin të paqarta, deri sa “The Mail” zbuloi sot të vërtetën. E dashura e Robets braktisi futbollistin në muajin maj, për të vazhduar një histori me të vëllain e John Terry-t, Paul, me të cilin kishte një raport të dyfishtë prej kohësh.

Edhe pse ajo u rikthye të jetonte me portierin e Rushden, ai nuk e harroi kurrë tradhëtinë dhe nisi të përdorte antidepresivë. “Jetonte i turpëruar dhe i lënduar”, zbuloi një mik i lojtarit. “Mendonte se kishte humbur çdo arsye për të jetuar. Fatkeqësisht, mbështetja jonë nuk mundi ta ndihmonte të kalonte këtë situatë”.

Publikuar: 22.12.2010 | 10:08
Lexuar: 1364 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime