E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ekipi i shkencëtarëve nga Universiteti Otago, King’s College London, universitetet Duke dhe North Carolina, kanë përcjellë shëndetin e dhëmbëve të 1.000 njerëzve të lindur në Dunedin, në Zelandë të Re, mes viteve 1972 e 1973.
Marihuana i dëmshëm për dhëmbët




Njerëzit të cilët pinë rregullisht marihuanë janë më të prirë ndaj sëmundjes së dhëmbëve, që në rastin më të keq mund të sjell deri tek paradentoza. Hulumtimi më i ri ka treguar se pirja e shpeshtë e marihuanës është drejtpërdrejt e lidhur me më shumë se 75% të rasteve të sëmundjeve të dhëmbëve, dhe atë tek personat më të rinj se 32-vjeç. Inflamacioni i mishit të dhëmbëve është shkaku më i shpeshtë i shkatërrimit të dhëmbit, menjëherë pas paradentitit.

Ekipi i shkencëtarëve nga Universiteti Otago, King’s College London, universitetet Duke dhe North Carolina, kanë përcjellë shëndetin e dhëmbëve të 1.000 njerëzve të lindur në Dunedin, në Zelandë të Re, mes viteve 1972 e 1973.

Sëmundjet e dhëmbëve dhe paradentoza më herët shpesh janë ndërlidhur me cigaret, por kjo është hera e parë që hulumtohet lidhja me pirjen e marihuanës. Studimi është publikuar në Journal of the American Medical Association, pas hulumtimeve të cilat kanë lidhur marihuanën me problemet mentale dhe sëmundjet e mushkërive.

Publikuar: 23.12.2010 | 10:16
Lexuar: 1318 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime