E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Përmes një njoftimi zyrtar pak minuta më parë, klubi zikaltër ka bërë me dije se Leonardo ka nënshkruar një marrëveshje që e lidh me Interin deri më 30 qershor 2012. Ish-milanisti do ta fillojë aventurën e tij të re më 29 dhjetor.
Leonardo, trajneri i ri i Interit




Tashmë është zyrtare: braziliani Leonardo është trajneri i ri i Interit, i cili do të zëvendësojë spanjollin Rafael Benitez.

Përmes një njoftimi zyrtar pak minuta më parë, klubi zikaltër ka bërë me dije se Leonardo ka nënshkruar një marrëveshje që e lidh me Interin deri më 30 qershor 2012. Ish-milanisti do ta fillojë aventurën e tij të re më 29 dhjetor.

“I gjithë Interi i uron mirëseardhjen trajnerit të ri. Do të jetë ai që do të udhëheqë skuadrën kampione bote dhe Evrope. Për Leonardon urimet më të sinqerta, me bindjen se do të dijë të vërë klasin, përvojën prej kampioni dhe mentalitetin e vet në dispozicion të klubit dhe skuadrës, për të arritur së bashku rezultatet që i gjithë Interi dhe interistët duan ende”, thuhet në komunikatën e klubit. Prezantimi zyrtar i 41-vjeçarit pritet të bëhet të dielën, më 26 dhjetor.

Publikuar: 24.12.2010 | 21:46
Lexuar: 1086 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime