E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

I kam thënë se, nëse kthehen në Kuvend, me kënaqësi do të takohem me të. Por, shihem me liderë tjerë të partive shqiptare, ashtu siç shihem me liderët e partive politike maqedonase, si dhe me liderët e partive politike të bashkësive tjera etnike.
Riker nuk takon Thaçin përderisa nuk kthehet në Kuvend











Ambasadori amerikan në Shkup, në një intervistë për emisionin ‘Me shëndet qethja’, ka deklaruar se nuk e ka ndërmend të takohet me kreun e Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi, përderisa ky i fundit nuk kthehet në Kuvend. Riker ka theksuar se megjithatë me liderët tjerë takohet vazhdimisht.

“Nuk shihemi me z. Thaçi. Takohemi në evenimente të ndryshme, por derisa e bojkoton institucionin e demokracisë të Republikës së Maqedonisë, pra, Kuvendin, për fat të keq, nuk shoh pse do të ishte relevante të takohem me të.

I kam thënë se, nëse kthehen në Kuvend, me kënaqësi do të takohem me të. Por, shihem me liderë tjerë të partive shqiptare, ashtu siç shihem me liderët e partive politike maqedonase, si dhe me liderët e partive politike të bashkësive tjera etnike.

Me të vërtetë mundohem, këtë do t’ua tregojnë edhe njerëzit e personelit tim se, madje punoj intensivisht për t’u takuar me spektër të gjerë të qytetarëve, derisa edhe ata dëshirojnë të takohen me mua”, deklaroi Filip Riker, ambasador i SHBA-së në Shkup. Alsat-M

Publikuar: 26.12.2010 | 09:43
Lexuar: 944 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime