E mërkurë, 19.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Që ta ruani shëndetin, duhet të mësoni t’u përshtateni ndryshimeve që ndodhin në natyrë. Kështu që, në dimrin e sapofilluar u këshillojmë që pak ta ngadalësoni ritmin dhe t’i përshtatni aktivitetet me qetësinë e natyrës, dhe në këtë mënyrë do të shmangni djegien e panevojshme të organizimit. Zbuloni si të ushqeheni kur të bjerë bora e parë.
Ushqimi për ditët e ftohta të dimrit





Hudhra

Hudhra ndihmon në pastrimin e masës që krijohet në fyt dhe në traktin respirator. Është e efektshme kundër inflamacioneve dhe ju liron dhe mbron nga bakteret, viruset dhe parazitet e ndryshme.

Xhenxhefili

Edhe nëse është i freskët apo i tharë, xhenxhefili përmirëson qarkullimin dhe ngroh organizmin. Shkëlqyeshëm ndihmon tek mundimet, pakëndshmëritë në zorrë dhe ftohja. Është shumë i efektshëm edhe te tretja.

Drithërat

Drithërat janë pjesë shumë e rëndësishme e ushqimit të dimrit dhe burim i domosdoshëm i proteinave të vlefshme. Drithërat duhet gjatë ditës të merren me një theks të veçantë, dhe më së shpeshti duhet t’i konsumoni ato që e ngrohin organizmin.

Pemët e thara

Pemët e thara përmbajnë sasia të konsiderueshme të mineraleve siç janë kalciumi dhe hekuri.

Shmangni

Gjatë ditëve të ftohta të dimrit mos hani shumë sheqer të bardhë, ai e ftohë dhe e ngadalëson organizmin. Është e rëndësishme që ushqimet duhet t’i zieni, pasi që në këtë mënyrë do ta ngrohni dhe ngrini imunitetin tuaj.

Ja si është më së miri:

1. Pjekja në furrë-është e rëndësishme ta kuptoni se me rastin e pjekjes ushqimi nga nxehtësia zbutet, që do të thotë që përmbajtja e lagështisë në të zvogëlohet dhe kështu duhet të keni parasysh që ushqimi mos të jetë shumë i tharë.

2. Zierja në vajin e rrënjëve të perimeve apo në kombinim me drithërat-duhet të leni që perimet të zien nga lëngu që vet e lëshojnë dhe kohë pas kohe të shtoni nga pak ujë.

3. Zierja nën avull-ka të bëjë me zierjen e drithërave apo ushqimeve tjera që mundëson që të zien më shpejtë dhe të zbuten.

Publikuar: 27.12.2010 | 14:26
Lexuar: 1625 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime