E diel, 16.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas gazetës, ish-sulmuesi i Juventusit, Interit, Milanit, Lazios, Atalantas, Atletico Madridit dhe Monacos, mund të firmosë një kontratë me Boavistan e Rio de Janeiros, një skuadër gjysmëprofesioniste që luan në kategorinë e tretë.
Vieri mund t’i rikthehet futbollit







Ish-sulmuesi i kombëtares italiane, Christian Vieri mund të jetë pranë një rikthimi të bujshëm në lojën e futbollin në moshën 37-vjeçare, raportoi e përditshmja italiane “Corriere dello Sport”.

Sipas gazetës, ish-sulmuesi i Juventusit, Interit, Milanit, Lazios, Atalantas, Atletico Madridit dhe Monacos, mund të firmosë një kontratë me Boavistan e Rio de Janeiros, një skuadër gjysmëprofesioniste që luan në kategorinë e tretë.

Interesimin për Vierin e bëri të njohur vetë drejtori sportiv i klubit të vogël, Joao Paulo Magalaes Lins. Christian është duke u stërvitur prej një muaji me brazilianët për kampionatin që nis në 19 janar, transmeton TCH.

”Çështjen e pagës e kemi zgjidhur. Christian ndihet shumë mirë fizikisht dhe do të prezantohet përpara shtypit me fanellën e skuadrës sonë para fillimit të kampionatit”, qartësoi Lins.

Pavarësisht se drejtuesi i brazilianëve e bën të sigurt rikthimin në fusha të 37-vjeçarit, një lajm i tillë mbetet për t’u verifikuar, pasi edhe një vit më parë qarkulloi një lajm i ngjashëm, i përgënjeshtruar pastaj nga Bobo.

Publikuar: 28.12.2010 | 23:27
Lexuar: 1160 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime