E diel, 16.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kam pasur shëndet të mirë, harmoni në familje dhe suksese në karrierë dhe në fakultet", theksoi ajo. Teuta edhe pse nuk ka lansuar shumë këngë këtë vit, asaj i mjaftoi që më këngën “Mos pi mo” të marrë pjesë në festivalin “Kënga Magjike 2010” dhe të shpërblehet me çmimin “Best Dance”.
Teuta Kurti, ishte vit i begatshëm






Arben Gjinaj

Teksa po numërohen ditët e fundit të vitit 2010, secili kthehet prapa në kohë për të shikuar të arriturat dhe sukseset e bëra gjatë tërë vitit.

Për këngëtaren Teuta Kurti, viti që po e lëmë pas ka qenë vazhdimësi e sukseseve private dhe profesionale.

Kurti shprehet për "Zërin" se gjatë këtij viti ka pasur një mori suksesesh dhe ka qenë një vit shumë i begatshëm për të. "Fatmirësisht jo vetëm ky vit, por edhe vitet paraprake kanë qenë shumë të mira për mua.

Kam pasur shëndet të mirë, harmoni në familje dhe suksese në karrierë dhe në fakultet", theksoi ajo. Teuta edhe pse nuk ka lansuar shumë këngë këtë vit, asaj i mjaftoi që më këngën “Mos pi mo” të marrë pjesë në festivalin “Kënga Magjike 2010” dhe të shpërblehet me çmimin “Best Dance”.

“Pavarësisht fitova apo jo, çdo pjesëmarrje e imja në festivale, për mua është një shkollë dhe më jep imunitet që të punoj më tutje. Ndërkaq, kur shpërblehem, atëherë është edhe një forcë më tepër që unë të mos zhgënjej publikun. Çmimin që e mora në “Këngën Magjike 2010” është i treti që vlerësohem nga ky festival.

Publiku e ka pritur shumë mirë këngën time, organizimi ka qenë shumë në nivel dhe unë kam respekt të veçantë për producentin dhe organizatorin e këtij festivali, Ardit Gjebrean” shprehet ajo duke theksuar se kësaj këngë nuk do t’i bëjë videoklip. “Këngët e festivalit të ‘Këngës Magjike’ promovohen shumë, kështu që pse t’i bëj videoklip kësaj këngë kur mundem të realizoj një këngë të re të shoqëruar me videoklip”, mendon ajo.

Në përgatitje të një balade

Ndërsa thotë se më mirë të bën një këngë të re me videoklip, atëherë sigurisht se edhe kureshtja e lexueseve është që ta di më shumë se kur do ta shohin këngën e re të saj. “Jam në përgatitje të një balade për të cilën nuk kisha dashur të jap shumë detaje para finalizimit të cilën mendoj që ta editoj kah fundi i janarit bashkë me videoklip”, tregon Kurti, e cila po ashtu është duke u përgatitur që në qershor edhe të magjistrojë në degën e muzikës.

Më tutje, Teutën nuk e lamë rehat pa e pyetur edhe rreth martesës së saj për të cilën kohë më parë për “Zërin” pati thënë se ajo mund të ndodhë në fillim të 2011-ës. “Nuk kemi caktuar ende datë të dasmës, por dasma po vjen gradualisht”, tha Teuta, e cila shfrytëzoi rastin që të gjithë lexuesve të gazetës sonë t’ua urojë festën e Vitit të Ri!

Publikuar: 29.12.2010 | 16:39
Lexuar: 1624 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime