E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Që Shkëndija të ngjanë ekipeve evropiane duhet ndryshim i mentalitetit filluar nga kabinieri i klubit deri te bordi me i larte. Futbolli do zgjuarsi dhe profesionalizëm
“Kjo që kemi bërë është shumë, mirëpo unë personalisht pres edhe shumë më shumë

Nebi Mustafi kapiten i ekipit Shkëndija

















Nebi Mustafi pas plot 12 viteve në prag të fillimit të kampionatit 2010/11 në mënyrë triumfale iu kthye Shkëndijës. Rezultati nuk mungoi. “kuqezit” tetovar arritën të bëhen përherë të parë në historinë vetë kampion i gjysmë sezonit, ndërsa njëri ndër më meritorët është kapiteni Nebi Mustafi me shokë. Bisedën me kapitenin e Shkëndijës e zhvilluam pas përfundimit të gjitha aktiviteteve për vitin 2010

Cili është vlerësimi juaj si kapiteni i KF Shkëndija, për pjesën vjeshtore të kampionatit 2010/11 ?

Nebi Mustafi: Ka qen kampionat i vështir duke pasur para sysh se kemi një ekip relativisht të re, dhe me lojtar jo me shume eksperience. Kjo është një optimum i ekipit por jo edhe maksimumi! Ajo që pritet nga Shkëndija do e shohim në vazhdim, ne duhet ende të ngrihemi dhe rritemi si ekipe. Me një fjale, kjo që kemi bërë është shumë, mirëpo unë personalisht pres edhe shumë më shumë.

Pas plot 12 viteve u kthyet në ekipin kuqezi. Ndërsa pas javës së gjashtë kur e edhe u emëruat si kapiten dëshmuat cilësitë e larta tuajat edhe si futbollit edhe se kapiten. Në disa ndeshje ishit edhe golashënues. Ku qëndron fshehtësia e gjithë kësaj ?

Nebi Mustafi: Ne futboll nuk ka fshehtësi, ajo që i jep atë edhe e merë nga futbolli. Ju falënderoj për vlerësimet, por unë thjesht vetëm kam bërë punën time, dhe fale Zotit kam arritur te dëshmoj një kualitet qe ndoshta do te ishte një shembull i mire për lojtaret e rinj. Një fshehtësi ka: Gjithmonë tentoj te jap me te mirën nga unë ne secilën ndeshje.

Sipas vlerësimit të shumë gazetarëve të sportit, Ju dhe bashkë lojtari i juaj në ekipin Shkëndija Fehran Hasani aktualisht jeni dy futbollistë më të mirë në Maqedoni. Cili është mendimi juaj ?

Nebi Mustafi: Vlerësimet gjithmonë janë relative, mirëpo mua me vjen mire po te ishte kështu, siç thash edhe me lartë do te ishte mire te isha ne pozicionin e lojtarit shembull për të tjerët. Vlerësimet përsëri po ua le juve dhe gazetarëve te tjerë, dhe eksperteve te futbollit, kurse neve na ngel puna.

Jeni në moshë mbi 30 vjeçare , a thua vallë akoma keni pretendime për t,ju ftuar në reprezentacion ?

Hahaaa, po të shikosh faktet ndoshta kishte gjasa, po të shiheshin realisht punët mirëpo unë jam larguar qe moti nga këto pretendime duke pare për fat të keq ‘’padrejtësitë’’ në futbollin e këtushëm.

Ditë më parë keni shpalosur haptas se keni një ofertë të hapur jashtë vendit, për 6 muaj dhe plus një vit tjetër po që se punët shkojnë si duhet. A do të thotë kjo se Nebiu në sezonin pranveror nuk do të jetë pjesë e Shkëndijës, apo …?

Nebi Mustafi: Unë bisedat e para do ti kem me Shpendinë, dhe po qese këta te fundit do të kenë ide për ta zgjidhur situatën do te kisha dashur ta përfundoj atë që kemi nisur me Shpendinë, të fitojmë kampionatin. Mirëpo nuk dua te vendosem ne situate 'nuk te lëshojmë, po edhe s’mundemi të të mbajmë'.

Sa besoni se Shkëndija në fund të vitit do të bëhet kampion shtetërorë ?

Nebi Mustafi: Besoj shume po qese gjërat do te rrjedhin siç duhet ne kampionat. E kam fjalën po të ketë raporte te drejta kur është ne pyetje Shkëndija. E kam fjalën për obstruksionet qe mund të na bëhen nga struktura te ndryshme. Përndryshe mendoj se luajmë futbollin me te bukur për momentin.

Kapiteni  i kF Shkendija  Nebi MUstafi

Çka i duhet Shkëndijës që për afërsisht të ngjan një skuadër evropiane, Kjo është dëshirë edhe e armatës së madhe të tifozëve ?

Nebi Mustafi: Ndryshim i mentalitetit filluar nga kabinieri i klubit deri te bordi me i larte. Futbolli do zgjuarsi dhe profesionalizëm.

Vlerësimet e përgjithshme janë se ndeshja derbi Shkëndija – Renova që u zhvillua para mbi 10 mijë tifozëve ishte ndeshja e vitit në kampionatin e Maqedonisë. A ne ndani këtë vlerësim edhe ju ?

Nebi Mustafi: Ka qenë një ndeshje e rëndësishme dhe mbase pajtohem me ju duke pasur para sysh edhe atmosferën qe u krijua, përndryshe Shkëndija ka luajtur edhe disa ndeshje tjera mjafte kualitative.

Në vitin 1997 /98 me Qato-n keni luajtur bashkë si futbollist. Tanoi Qato është trajner përgjegjës ndërsa ju kapiten i ekipit. Cili është bashkëpunimi juaj?

Nebi Mustafi: Ne ndoshta fale asaj te mëhershmes kemi mirëkuptim me Qaton dhe mendoj se ia dalim mire ne fund me gjerat qe shfaqen për tu zgjidhur. Ajo qe me takon mua ta bëj mendoj se e bëj me përgjegjësi, njëjte si edhe Qato për punën e tij. Bashkëpunimi është i mirëfillte dhe besoj se kështu do te vazhdoje. Uroj qe Qato te bëje atë qe se ka bere asnjë trajner deri tani me Shkëndinë. Të dali kampion.

Ju tanimë keni edhe pasardhësin tuaj. A do të donit që edhe ai të vazhdon rrugën e prindit të vetë, që të bëhet futbollist ?

Nebi Mustafi: Unë nuk jam i ndjeshëm aq shumë nga këto gjëra. Erdi, djali im do te beje atë qe do mendoj se do ta ketë si prirje. Po te jete futbolli atë do ta bëjë mirëpo jo me çdo kusht. Unë mbase e shoh ndryshe futbollin dhe perspektivën e një fëmije. Njëherësh një apel te të gjithë prindërit. Mos ti lodhin fëmijët e tyre me gjëra qe ato ndoshta se kane prirje ta bëjnë. S’mund të bëhen te gjithë futbolliste. Le mos ti lodhin kot se kësaj shoqërie i duhen lloj lloj njerëzish prej te gjitha kuadrove.

Jemi në prag të ndërrimit të motmoteve. Do të dëshironim që ju të bëni formacionin më të mirë të vitit 2010 në Maqedoni. Cili është futbollisti numër një në këto momente sipas juve . Cila do të jetë porosia juaj drejtuar tifozëve të Shkëndijës ?

Nebi Mustafi: Edhe pse ka mjaft lojtar cilësor dhe me perspektivë, unë të paktën për këtë 6 mujor do të dalloja Ferhan Hasanin. Mendoj se djali ka luajtur me mjaft emocion dhe ka treguar kualitet. Tifozëve ju uroj vit te mbare 2011, dhe ta shohin klubin e tyre ne maje të tabelës. Kurse do bej apel tek ta që të rriten sa me shumë në numër dhe qëllimi i tyre të jetë Evropa, tifozërria e drejte dhe korrekte siç dine ta bëjnë tifozët e shteteve evropiane.
Ju falënderoj juve për kujdesin qe tregoni për ne gjithmonë !!!



Publikuar: 30.12.2010 | 12:28
Lexuar: 1731 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime