E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Dy vendet fqinje, të ndara me Gjirin finlandez, të lidhura në mënyrë kulturore dhe shpirtërore, do t'u ofrojnë kontinentit të vjetër program kosmopilit. Ai në mënyrë solemne do të hapet me hyrjen në vitin e ri dhe me njësërë përmbajtjesh do të përfundojë në fund të vitit 2011.
Talin dhe Turku - qytete të kulturës evropiane në vitin 2011









- Kryeqyteti estonez Talin, dhe Turku - kryeqytet i mëparshëm i Finlandës, e ndajnë titullin Kryeqytet evropian i kulturës në vitin 2011. "Rrëfime nga bregdeti" është titulluar përmbledhja e ngjarjeve që do t'i organizojnë këto dy qytete-porte me histori të gjatë dhe të pasur.

Dy vendet fqinje, të ndara me Gjirin finlandez, të lidhura në mënyrë kulturore dhe shpirtërore, do t'u ofrojnë kontinentit të vjetër program kosmopilit. Ai në mënyrë solemne do të hapet me hyrjen në vitin e ri dhe me njësërë përmbajtjesh do të përfundojë në fund të vitit 2011.

Në mesin e ngjarjeve më të rëndësishme në Talin janë kampionati i parë botëror i skulpturave të zjarrta që do të mbahet në janar, manifestimi njëditor "Ditët e qytetit të vjetër Talin" në fillim të qershorit, kur qyteti do të jetë skenë e hapur për koncerte, performansa, valëëzime, punëdore, Festivali i detarisë në korrik, i cili do të kyçë udhëtime me anije dhe atraksione të tjera të ndryshme, Festivali veror muzikor "Nargen" nga korriku deri në fund të shtatorit, i ciloi është manifestim i rregullt dhe i rëndësishëm për tërë rajonin baltik...

Inaugurimi i Turkut në qytet të kulturës evropiane do të jetë më 14 janar, me koncerte përskaj brigjeve të lumit Aura. Do të ketë edhe instalacione artistike për ndërtimin e anijeve dhe shumë fishekzjarre. Qendër e të gjitha ngjarjeve kulturore në Turku do të jetë Llogomo - rajon i anijendërtimtarisë së vjetër...

Titullin për kryeqytet të kulturës në Evropë për vitin 2011, Talin dhe Turku e marrin nga Stambolli, Eseni (dhe tërë rajoni industrial Rur në Gjermani) dhe Peçuji hungarez, të cilët gjatë vitit të kaluar e festuan trashëgiminë kulturore evropiane.

Për çdo vit, Komisioni evropian pëprcakton nikoqirin e nderit pëpr këtë projekt. Tradita filloi në vitin 1985, kur atë titull e pati Athina. Qëllimi është të promovohet ndjenja për bashkësi në BE, por laureatit ai i sjell edhe para nga fondet evropiane, me çka vendet mund të financojnë projekte dhe programe të mëdha nga sfera e kulturës. Kriter për zgjedhje është gatishmëria e qytetit për të organizuar ngjarje të cilat zgjasin gjatë tërë vitit kalendarik.

Për zgjedhje vendosë komisioni i pavarur ndërkombëtar në Bruksel, ndërsa vendimi sillet katër vite përpara. Atë e shqyrton edhe Parlamenti evropian, ndërsa e voton Këshilli i BE-së. Prej vitit 2007 zgjedhen qytete nga dy vende evropiane. Në vitin 2012, kryeqytete të kulturës evropiane do të jenë Maribori slloven dhe Gimareshi portugez, në vitin 2013 Marseji (Francë) dhe Koshice (Sllovaki) dhe në vitin 2014 qyteti suedez Umea dhe kryeqyteti lituanez - Riga.

Publikuar: 31.12.2010 | 13:44
Lexuar: 2120 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime