E diel, 16.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Sot gatuhen pite, gatuhet buka me monedhe brenda dhe vendoset poshtë në tavolinë, në kashtë. Çarçafi dhe ushqimet nuk largohen prej tavoline. Këtu qëndron edhe Shën Mëria, dega e buzmit dhe i gjithë ushqimi që në mëngjes duhet ta hamë, dhe sërish të vijmë në kishë sepse nesër është krishtlindje”.
Besimtarët ortodoks festojnë 'Buzmin'












Besimtarët ortodoks festojnë sot Buzmin, ditën para festës më të madhe krishtere-Krishtlindjen- ose lindjen e Jezu Krishtit. Disa qindra besimtarë para kishës “Shën Klimenti i Ohrit” ndezën qiri dhe morën degë buzmit të kënduara nga klerikët, dhe për të cilat besohet se janë simbol i fatit, dashurisë dhe dritës me të cilat do të zbukurojnë shtëpitë e tyre.

Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Maqedonase z.z Stefani mori prej kumbarit të viti të kaluar të Manifestimit Jovica Ugrinovski, qypin kalimtar të buzmit dhe më pas ia dorëzoi kumbarit të ri, Zhivko Mukaetov.

“Të na shoqërojë mendimi i mirë këtë dhe vitet e tjera, thjeshtë të jetojmë në paqe dhe begati dhe vërtetë për të gjithë të jetë mirë”, deklaroi Zhivko Mukaetov, kumbari i ri i Buzmit.

Çfarë do të thotë kjo festë për besimtarët ortodoks?

“Shoqërim, dashuri, dhurata dhe falje”.

“Kjo ditë për mua si besimtare është ditë shumë e mirë. Sonte është lindja e Krishtit. Prej kësaj festë fillojnë të gjitha festat e tjera”.

Por si festohet?

“Sot gatuhen pite, gatuhet buka me monedhe brenda dhe vendoset poshtë në tavolinë, në kashtë. Çarçafi dhe ushqimet nuk largohen prej tavoline. Këtu qëndron edhe Shën Mëria, dega e buzmit dhe i gjithë ushqimi që në mëngjes duhet ta hamë, dhe sërish të vijmë në kishë sepse nesër është krishtlindje”.

“Ne festojmë ashtu siç duhet. Me sofër dhe ushqime pa yndyrë, fruta dhe pite”.

Sipas traditës, sonte familjet mblidhen në darkën e buzmit ku shtrohen ushqime pa yndyrë dhe thyhet pogaçja në të cilën ka monedhë. Besohet se atij që i bie monedha do të ketë fat tërë vitin. Dita e nesërme, Krishtlindja - llogaritet festa më e madhe krishtere. Festa pritet me tryezë përplot ushqime, ndërsa besimtarët ortodoks që nga mëngjesi përshëndeten me fjalën “Krishti u lind! Vërtetë u lind!”

Publikuar: 06.01.2011 | 22:30
Lexuar: 1414 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime