E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

39 vjeçari me origjinë nga Australia akuzohet nga autoritetet suedeze për përdhunim. Gjykata londineze do të caktojë një afat për shqyrtimin e procedurës së dorëzimit të tij eventual në Suedi.
Julian Assange sot del para gjykatës në Londër






Gati katër javë pas lirimit me kaucion, themeluesi i portalit të internetit Wikileaks, Julian Assange, sërish duhet të dalë para gjykatës.

39 vjeçari me origjinë nga Australia akuzohet nga autoritetet suedeze për përdhunim. Gjykata londineze do të caktojë një afat për shqyrtimin e procedurës së dorëzimit të tij eventual në Suedi.

Assange jeton aktualisht nën masa arresti shtëpiak në Britani të Madhe. Ai druhet se në fund do të dërgohet në SHBA. Wikileaks ka botuar muajt e kaluar dokumente të shumta sekrete për luftën në Irak, Afganistan dhe aktivitetet e diplomacisë amerikane në rreth 300 ambasada në mbarë botën. Kjo ka shkaktuar zemërimin e autoriteteve në Uashington.

Publikuar: 11.01.2011 | 10:41
Lexuar: 966 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime