E shtunë, 15.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Stema të FIFA-s janë dhënë edhe për dy lloje të tjerë futbolli. Për futbollin në sallë, quajtur Futsal, iu dha stemë Kreshnik Hakramës, ndërsa për futbollin e rërës, stema u dha për Migel Mashën, hera e parë që Shqipëria ka përfaqësim në këtë drejtim.
Shqipëria me 3 arbitra ndërkombëtarë, Albano Janku më i miri i 2010-ës






Gjergji Mima

- Arbitrat shqiptarë, të vënë shpesh herë në qendër të kritikave në kampionatin tone, kanë marrë tre stema ndërkombëtare të FIFA-s.

Si çdo vit tjetër, edhe në 2011, futbolli shqiptar do të përfaqësohet në Europë edhe nga gjyqtarët, ndër të cilët do të ketë kryesorë dhe asistentë.

FIFA ka përzgjedhur 3 gjyqtarë kryesorë dhe 6 ndihmës nga Shqipëria, bazuar në të dhënat e përcjella nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Për kryesorët, të përzgjedhur janë Lorenc Jemini, Bardhyl Pashaj dhe Enea Jorgji. Jemini është i përzgjedhur për herë të dytë si gjyqtar ndërkombëtar, pasi ishte i tillë edhe më 2010.

Për Bardhyl Pashajn ky është suksesi i parë në karrierë në këtë drejtim, një vlerësim i punës që ai ka bërë, ndërsa Enea Jorgji ka dy rekorde momentale, është gjyqtari më i ri në moshë ndër gjithë të tjerët, vetëm 26 vjeç, si dhe më i riu në aktivitet, pasi ka nisur të
gjykojë më 2009.

Stema të FIFA-s janë dhënë edhe për dy lloje të tjerë futbolli. Për futbollin në sallë, quajtur Futsal, iu dha stemë Kreshnik Hakramës, ndërsa për futbollin e rërës, stema u dha për Migel Mashën, hera e parë që Shqipëria ka përfaqësim në këtë drejtim.

Bashkë me stemat e FIFA-s dhe me çmimet e më të mirëve për 2010-ën, ceremonia pati edhe dy vlerësime të tjera. Fillimisht, u dha një pllakatë mirënjohjeje nga Federata Shqiptare e Futbollit për veteranin Faik Bajrami dhe po ashtu u dha një certifikatë e FIFA-s për një veteran më të ri në moshë, si gjyqtari Arian Mali, certifikatë
dhënë për 10 vjet kontribut si gjyqtar ndërkombëtar.

Ndërkohë, Federata Shqiptare e Futbollit dhe Shoqata e Gjyqtarëve, nderuan për herë të katërt gjyqtarin shqiptar Albano Janku si gjyqtarin më të mirë të 2010-ës.

Publikuar: 12.01.2011 | 18:54
Lexuar: 1697 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime