E shtunë, 15.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Cenzusi mezi arrihet. Ivanovi president. VMRO DPMNE-ja siguron pushtet absolut. Fitoi në gjithsej 55 komuna dhe qytetin e Shkupit. 44.600 fletëvotimet e pavlefshme legjitimojnë kandidatin e VMRODPMNE-së Gjorge Ivanov për president të ardhshëm të shtetit. Shqiptarët masovikisht i bojkotuan presidencialet, i thanë jo Ivanovit dhe Fërçkoskit.
VMRO-DPMNE-ja siguron pushtet absolut










Cenzusi mezi arrihet. Ivanovi president. VMRO DPMNE-ja siguron pushtet absolut. Fitoi në gjithsej 55 komuna dhe qytetin e Shkupit. 44.600 fletëvotimet e pavlefshme legjitimojnë kandidatin e VMRO. DPMNE-së Gjorge Ivanov për president të ardhshëm të shtetit. Shqiptarët masovikisht i bojkotuan presidencialet, i thanë jo Ivanovit dhe Fërçkoskit.

Një orë pas mesnate KSHZ-ja njoftoi se është arritur cenzusi. Të gjithë ishin në pritje dhe të kujdesshëm në prononcimet e tyre. Në fund, kryetari i LSDM-së dhe kandidati presidencial Fërçkoski pranuan disfatën dhe uruan VMRO DPMNE-në.

“Për LSDM-në është i pakontestueshëm fakti se shumica e qytetarëve të Maqedonisë i dhanë përkrahjen kandidatit presidencial të VMRO DPMNE-së Gjorge Ivanov edhe pse gjatë tërë fushatës ai nuk sillej si president i vërtetë, nuk paraqiti qëndrim të tij të qarë për asnjë çështje për të cilët ka ingerenca presidenti dhe i dha përkrahje partisë e cila gjatë fushatës ka rrahur, kërcënuar, blerë dhe shantazhuar qytetarët”, deklaroi Zoran Zaev, kryetar I LSDM-së.

“Shfrytëzoj rastin ti uroj fitoren kandidatit qeveritar Gjorge Ivanov dhe Zoti i ndihmoftë Maqedonisë”, u shpreh Lubomir Fërçkoski, kandidat presidencial i LSDM-së.
VMRO DPMNE-ja fiton pushtetin absolut do të ketë kryeministrin, presidentin dhe do të sundoj edhe në nivel lokal ku fitoi shumicën e komunave.

“Të nderuar qytetarë. kjo përkrahje në këto zgjedhje nuk e ndjej aq shumë si fitore sa e ndjej si obligim edhe më të madh ndaj qytetarëve të RM ndaj të gjithë qytetarëve edhe ndaj maqedonasve edhe ndaj shqiptarëve dhe të tjerëve”, tha Nikola Gruevski, kryetar i VMRO DPMNE-së.

“Mbi 400 mijë qytetarë më dhanë besimin e tyre për të marrë përgjegjësin, përgjegjësinë për Maqedoninë evropiane, Maqedoninë pa regjim vizash, Maqedoninë anëtare të NATO-s. Kjo përgjegjësi nënkupton që pas zgjedhjeve ti qasemi zgjidhjes së problemeve thelbësore në këtë shtet, parasëgjithash kontestit të emrit me fqiun tonë jugor”, tha Gjorge Ivanov, kandidat presidencial i VMRO DPMNE-së.
Ivanovi zgjidhet president pa votat e shqiptarëve edhe krahas marrëveshjes BDI dhe VMRO-DPMNE, si dhe thirrjes së kësaj partie shqiptare të votohet Ivanov për president. Gjorge do të jetë president legjitim i shtetit, por sa do të jetë legal?!

Muhamed Zeqiri, kryeredaktor i Alsat-M

Publikuar: 06.04.2009 | 05:39
Lexuar: 2149 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime