E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në intervistën për "Novosti", ai thotë se asnjë distancë prej dhjetë vitesh, e as informatat e reja për bombardimin me uraniumin e varfër ose hetimi i Këshillit të Evropës, nuk e kanë ndryshuar gjykimin e tij për bombardimet e NATO-s ndaj Jugosllavisë.
Kembell: As sot pas 10 vitesh, nuk më vjen keq që NATO e bombardoi RS të Jugosllavisë


Sekretari i shtypit i ish-kryeministrit birtanik Toni Bler, Alister Kembell, deklaroi se nuk i vjen keq që NATO e bombardoi RS të Jugosllavisë dhe se në komandën e NATO-s e kanë dërguar ta rregullojë imazhin e Aleancës dhe të parandalojë ajo ta humbë luftën mediale.

Në intervistën për "Novosti", ai thotë se asnjë distancë prej dhjetë vitesh, e as informatat e reja për bombardimin me uraniumin e varfër ose hetimi i Këshillit të Evropës, nuk e kanë ndryshuar gjykimin e tij për bombardimet e NATO-s ndaj Jugosllavisë.

"Detyra jonë ishte që Millosheviqi të heq dorë nga politika e pastrimit etnik, trupat serbe ta braktisin territorin e Kosovës, të krijohen kushte për kthimin e refugjatëve. Kishim të drejtë që t'i futemi kësaj", thotë ai.

Në pyetjen se nëse në këtë vlerësim nuk e kanë luhatur as informatat se UÇK-ja, në krye me Hashim Thaçin kanë rrëmbyer njerëz, ka maltretuar civilë, por edhe të burgosur shqiptarë dhe ua ka marrë organet, ai u përgjigj se është i vetëdijshëm për akuzat kundër Thaçit, por për atë nuk di asgjë më tepër nga ajo që e ka lexuar në shtypin britanik.

"Kjo është aq punë serioze dhe për këtë arsye duhet t'i konkretizojmë të gjitha dëshmitë, sa më shpejtë. Sa më përket mua, nuk më kujtohet se ndonjëherë jam njoftuar me Thaçin, edhe pse është e mundur që të jemi takuar gjatë udhëtimeve të Blerit në Kosovë", tha Kembell, duke shtuar se sa ka njohuri, Bleri nuk ka pasur informata për këto krime.

Në pyetjen se sa "standardet e luftimit" janë respektuar në bombardimin e trenit të mbushur me civilë në grykën e Gërdelicës, dhe incidente tjera dhe "dëm kolateral", ai u përgjigj se nuk mohon se gjatë fushatës ka pasur incidente kufitare

Publikuar: 21.01.2011 | 14:10
Lexuar: 993 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime