E martë, 18.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Si në të gjitha fshatrat e këtij rajoni trendet pozitive janë evidente ngase edhe këta merren me bujqësi, tregti, transport, hotelieri si dhe një pjesë e konsiderueshme gjendet në mërgim, gjegjësisht në vendet e Evropës Perëndimore.
Reportazh, fshati Çellopek






Ismet Jonuzi-Krosi

Reportazh, fshati Çellopek


Çellopeku ka rrjet bashkëkohor rrugësh, ujësjellës, rrjetet e elektrifikimit, telefonisë, dy shkolla fillore njëra tetëvjeçare dhe tjetra katërvjeçare dy pllaka përkujtimore nga LNÇ-ja dhe atë njëra e shqiptarëve dhe tjetra e maqedonasve, ka një kooperativë bujqësore, një fermë derrash në fushë, një mulli elektrik, dy ambulanca njëra shtetërore e tjetra private, një fabrikë bukësh “PEKON”, një firmë për ndërtimin e rrugëve, një repart për elemente betoni, një pompë benzine, motel pranë lumit Vardar, një hotel, dy xhami, dy kisha ortodokse, afro 20 shitore, 15 lokale hoteliere, ka shoqërinë kulturore artistike “BURIMI”, dy klube futbolli njëri i shqiptarëve me emrin “BESA” dhe ai i maqedonasve “BRIONI” po ashtu edhe dy terrene sportive apo stadiume që shtrihen fare pranë lumit Vardar (ACTIUS).

Si në të gjitha fshatrat e këtij rajoni trendet pozitive janë evidente ngase edhe këta merren me bujqësi, tregti, transport, hotelieri si dhe një pjesë e konsiderueshme gjendet në mërgim, gjegjësisht në vendet e Evropës Perëndimore.


Fshati Çellopek është vendbanim mesjetar, pasi sipas dokumenteve turke në vitet 1452/53 ka pasur 88 familje, 10 të pamartuar dhe 2 vejushe, më 1467/68 ka pasur 121 familje, 17 të pamartuar dhe 9 vejushe, më 1481/82 ka pasur 120 familje dhe 10 vejusha, më 1544/45 kanë jetuar 61 familje dhe 12 të pamartuar ndërsa në vitin 1568/69 ka pasur 58 familje dhe 34 të pamartuar, por duhet veçuar se në këto regjistrime hasen për herë të parë edhe 3 familje të fesë islame.

Edhe pse ky lokalitet është quajtur Ballisht dhe atë duke u bazuar në konfiguracionin e terrenit dhe gojëdhënave të popullsisë vendase shqiptare, ndërsa në kohën e pushtimeve serbe të këtyre trojeve ky fshat u emërua në gjuhën serbe Çellopek që për fat të keq edhe sot e kësaj dite e ka këtë emër për të cilën ndoshta tash pas fillimit të ri në Republikën e Maqedonisë do të merr emrin e vërtetë.
Ismet Jonuzi-Krosi

Çellopeku shtrihet rrëzë Malit të Thatë, në pjesën jug-lindore të Pollogut të Poshtëm, në kuadër të territorit të komunës së re rurale të Bërvenicës që nga viti 1996, lartësia mesatare mbidetare është prej 460-600 metra, po ashtu ky fshat shtrihet në jug-lindje të Tetovës dhe atë 11.5 km. Ky fshat sipas të dhënave të vitit 1994 ka pasur 4.876 banorë prej të cilëve vetëm 10 % janë maqedonas. Territori i këtij fshati përfshinë 27.8 km katrorë, prej të cilave pyjet mbizotërojnë me 1.315 ha, arat 1.105 ha, dhe kullotat me 176 ha.

Pas Luftës së Dytë Botërore nga ky fshat formohet lagje e re që fillimisht nga popullata e këtushme quhej Prog, e më në fund apo sot e ka emrin e vet Çellopeku i Poshtëm, ndërsa si lokalitet quhet Katundi Çellopeku i Ri që sot është i bashkuar me Çellopekun e Epërm. Çellopeku i Poshtëm ka afro 500 shtëpi dhe atë të gjitha janë shqiptare, pra fshati Çellopek ka afro 8 mijë banorë.

LOKALITETI I VENDBANIMIT LIPJAN (LYPJAN), QË NË VITET 1467/68 KANË JETUAR 11 FAMILJE

Duhet theksuar se në atarin e këtij fshati përkatësisht në mes të Çellopekut dhe Strimnicës gjendet lokaliteti i vendbanimit LIPJAN (LYPJAN), që në vitet 1467/68 kanë jetuar 11 familje, po ashtu përmendet kisha, ndërsa për herë të fundit haset në vitin 1795 në vakufnamet e Rexhep Pashës nga Tetova dhe se prej atëherë janë shpërngulur. Kurse në pjesën juglindore të Çellopekut, dhe sipas gojëdhënave thuhet se banorët janë shpërngulur për shkak se ka pasur shumë gjarpinj. Banorët e Lipjanit janë vendosur në Çelllopek, Falish, dy familje në Tetovë si dhe një familje në Pllovdiv të Bullgarisë. Përmendet lokaliteti MLLAKI ku dikur kanë qenë vreshtat, dhe se ky lokalitet është shpërngulur relativisht shumë herët saqë nuk haset në defterët osman të shekullit XV.

Publikuar: 25.01.2011 | 11:30
Lexuar: 5515 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime