E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Përgatitjet janë duke shkuar shumë mirë. Ukraina ka bërë progres të dukshëm në pesë apo gjashtë muajt e fundit. Ne jemi duke e marrë shumë seriozisht këtë çështje pasi që është shumë e rëndësishme për Ukrainën, jo vetëm në termin e zhvillimit të futbollit por po ashtu edhe për zhvillimin e tërë vendit dhe njerëzve të tij. Andaj besoj shumë se do të jemi mirë të përgatitur, pasi që është çështje e krenarisë nacionale”, tha ai.
Shevçenko: Do të jemi gati






Albatrit Matoshi

Një nga ngjarjet më të mëdha sportive botërore është padyshim edhe Kampionati evropian i futbollit, i cili do edhe 500 ditë që të fillojë ku kësaj radhe do të mbahet në dy vende, Poloni dhe Ukrainë. Kush mund të jetë më i përshtatshëm që të flasë rreth përgatitjeve dhe përfaqësueses ukrainase sesa ish- futbollisti i Milanit dhe Chelseat, dikur futbollisti më i mirë në Evropë, Andrej Shevçenko. Krenaria dhe nderi brenda dhe jashtë fushës ishin parulla e tij në intervistën që dha për UEFA-në rreth përgatitjeve për Euro 2012. Thesari nacional, Shevçenko është shumë i kënaqur me atë që është duke parë në vendin e tij.

“Përgatitjet janë duke shkuar shumë mirë. Ukraina ka bërë progres të dukshëm në pesë apo gjashtë muajt e fundit. Ne jemi duke e marrë shumë seriozisht këtë çështje pasi që është shumë e rëndësishme për Ukrainën, jo vetëm në termin e zhvillimit të futbollit por po ashtu edhe për zhvillimin e tërë vendit dhe njerëzve të tij. Andaj besoj shumë se do të jemi mirë të përgatitur, pasi që është çështje e krenarisë nacionale”, tha ai.

Krenaria e madhe ka ardhur me rritjen e pritshmërisë. Skuadra përfaqësuese e Ukrainës U21, është rritur në një forcë në vitet e fundit, ndërsa progresi në të 16-ën e finales i Shahtar Donjeck në Ligën e Kampionëve vetëm dy vite pasi fitoi kupën e UEFA-së, e ka dëshmuar këtë. Edhe njëherë me radhë Ukraina po i afrohet futbollit evropian. “Ukraina është në rritje si në nivelin e klubeve e po ashtu edhe në atë nacional”, tha Sheva, i cili në vitin 2009 u rikthye në vendlindje për të luajtur me Dinamo Kiev pas një dekade që kaloi tek Milan dhe Chelsea.

“Unë po shoh shumë ndryshime pozitive që po ndodhin në klubet ukrainase, të cilat po garojnë në nivelet më të larta. Fakti që Shahtar Donjeck është kualifikuar për në fazën mënjanuese të ligës së kampionëve është një arritje shumë e madhe. Këto zhvillime i janë borxh shumë vendimit të vitit 2007 të UEFA-së që t’i japë vendit tonë së bashku me Poloninë të drejtën e organizmit të Evropianit 2012. Ky vendim i ka shtyrë klubet që të investojnë më shumë para në infrastrukturën e futbollit dhe akademinë e të rinjve”, tha Shevçenko.

Rritja e aftësive te të rinjtë në Ukrainë ka reflektuar direkt në skuadrën nacionale. Shevçenko mund të ketë luajtur ndeshjen e 100 me përfaqësuesen në tetor të vitit të kaluar, por ai është në mesin e grupit të futbollistëve të vjetër të kësaj përfaqësueseje derisa të rinjtë janë duke shpërthyer përpara. Taras Stepanenko i Shakhtarit, sulmuesi Jevhen Konopljanka i Dnipros dhe bashkëlojtari i Shevçenkos tek Dinamo, Andrij Jarmolenko, janë në mesin e të rinjve kryesorë të Ukrainës.

“Ata janë futbollistë kyç për të ardhmen e Ukrainës. Kjo është gjenerata e re e futbollistëve tek të cilët kemi shpresa të mëdha”, tha Shevçenko i uritur që të luajë edhe në një tjetër turne të madh pasi që Ukraina nuk mundi të kualifikohej në kampionatin botëror Afrika e Jugut 2010 pasi që humbi nga Greqia 1:0 në play-off.

“Ne jemi skuadër e re që punojmë shumë dhe jemi duke u përgatitur për kampionatin. Kam besim se të rinjtë do të paraqiten në nivel shumë të lartë dhe me dinjitet në Euro 2012. Për ne e tëra është çështje e krenarisë dhe nderit”, përfundoi Shevçenko.

Publikuar: 26.01.2011 | 14:31
Lexuar: 1135 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime