E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Rreth 700 mijë emigrantët që kanë populluar qytetin në këto dhjetë vjetët e fundit, kanë tronditur ekuilibrin e vjetër etnik të metropolit më të madh të Amerikës. Pas avancimit të vazhdueshëm të kinezëve dhe meksikanëve, çdo minoritet ka zënë një pjesë të qytetit.
New York, ja si emigracioni ka ndryshuar fytyrën e “Big Apple”





Harrojeni të shkoni në Manhatan për të vizituar, për shembull, komunitetin italo-amerikan: janë “dëbuar” nga kinezët. Edhe në Brooklyn do të zhgënjeheni. Do të jenë gjithmonë e më të padukshëm për shkak të numrin të madh të aziatikëve dhe meksikanëve. Edhe zezakët po tërhiqen, si Harlemi, si Bronkx nuk janë më ata të dikurshmit dhe spanjishtja është shumë herë më e folur se anglishtja. Kampusi i “Colombia University” është dukë u bërë një enklavë në Karaibe.

Lamtumirë “West Side”, siç e “pikturonte” Bernstein në muzikalin e tij. Nju Jorku është shpërfytyruar, dhe harta e tij do bërë e gjitha nga e para: dhjetë vite emigracion kanë tronditur ekuilibrat etnikë të këtij qyteti. Pas gjeografisë së re të racave, ndryshojnë edhe shumë gjëra të tjera: peizazhi urban, jeta kulturore e lagjeve të tij, muzika dhe spektaklet e qyteti në mbrëmje, programet shkollore, gastronomia dhe moda. Rezultatet e regjistrimit të fundit, të nxjerra para kohe nga “American Community Survey”, thonë se në një dekadë, 5 distriktet kryesore të qytetit (Manhatan, Brooklyn, Queens, Saten Island, Bronks), kanë “përthithur” plot 700 mijë të huaj.

Emigrantët e fundit shkuan për t’iu bashkuar atij që ishte tashmë qyteti më multietnik në botë. Por, karakteristikat e këtij fluksi kaq të madh janë të ndryshme nga e kaluara. Kinezët dhe meksikanët, dominues mbi të gjithë, kanë tronditur ekuilibrat antikë mes popullsive. I zbuluar nga holandezët, që e pagëzuan me emrin Amsterdami i ri, Nju Jorku i shekullit XX dallohej për 4 grupe emigrantësh, që u bënë më vonë protagonistë të padiskutueshëm të rritjes social-ekonomike dhe politike të qytetit: hebrenjtë e Europës qendrore dhe lindore, irlandezët, italianët dhe portugezët. Sot aty gjen pothuajse nga të gjitha vendet: Pekini, Delhi, Qyteti i Meksikos, Saigoni, Kingstoni.

Ngjyrat e hartave të reja etno-gjeografike kanë pushtuar një faqe të tërë të “New York Times”. Gazeta, që ka shoqëruar historinë e qytetit që prej 1851, ka botuar lloj-lloj shkrimesh për të, por asnjëherë nuk ka folur për një metamorfozë të tillë. Ndryshimi më i dukshëm është fundi i lagjeve me një racë të vetme, ashtu si dikur, d.m.th të gjithë të bardhë apo të zinj. Lagjja e fundit tradicionale ku 95 për qind e banorëve janë të bardhë, me një dominim italo-irlandez është ajo “Breezy Point”, një pjesë e vogël toke në ekstremitetin e gadishullit Rockaways, në Queens. Kinezët duket se nuk kënaqen më që tashmë zënë 63 për qind të historikes Chinatown dhe që kanë aneksuar “Little Italy”, por kanë pushtuar gjithë zonën e “Sunset Park” të Brooklyn-it, ku përbëjnë rreth 61 për qind të popullsisë dhe janë të shpërndarë mes Murray Hill, Flushing dhe Queensboro Hills, në zemër të Queens. Përqendrimi i fundit i njerëzve me ngjyrë është vendosur në Bedfort Stuyvesant (Broklyn).

Përkundrazi, Harlemi ka pësuar një metamorfozë brutale, të drejtuar nga ligjet e tregut. Pozita e tij gjeografike, në kufirin verior të “Central Park”, e ka bërë një vend shumë të pëlqyer për të bardhët. Ajo është e vetmja zonë ku vazhdon pushtimi i të bardhëve, kryesuar nga Bill Clinton, që pikërisht aty ka edhe zyrën e tij të punës. Një tjetër fenomen social demografik interesant është kthimi i të bardhëve anglosaksonë në qendër të qytetit. Është një ndryshim tendence në krahasim me dekadat e “American Dream”, që i kishte postuar shtresat e mesme dhe të larta drejt vilave me kopshte madhështore në lagjet e periferisë së qytetit. Me afrimin e daljes në pension, brezi i baby-boomers po zbulojnë bukurinë e jetës në qendër të metropolit. Në Harlem, në Washington Heights, 46 për qind e popullsisë janë dominikanë. Kjo është zona me përqendrimin më të madh të emigrantëve dominikanë.

Veriu i Manhatanit dhe i gjithë Bronkx-i kanë përthithur numrin më të madh të meksikanëve, që duket se po kalojnë edhe numrin e popullsisë me ngjyrë që ka jetuar aty. Europianët kanë pushtuar kufijtë ekstremë të Nju Jorkut të vitit 2010: në gadishullin verior të Brooklyn-it të quajtur Brighton Beach, rusët dhe ukrainasit zënë 84 për qind të rezidentëve. Në pjesën tjetër të Brooklyn-it janë vendosur haitjanë, bengalezë dhe pakistanezë. Queens, që kishte qenë nga lagjet e para me vila për borgjezinë e vogël të të bardhëve, sot është një përmbledhje e gjeopolitikës së Azisë: përveç kinezëve, ka edhe koreanë që zënë pjesën më të madhe të Fresh Meadows, indianët në Bellerose, filipinasit në Forest Hills.

Publikuar: 26.01.2011 | 22:21
Lexuar: 2156 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime