E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Tani agjenti i Evras, Federico Pastorello, thotë se anësori i majtë do të largohet nga “Old Traffordi” në verë nëse ai nuk arrin të nënshkruaj një kontratë të re.
Evra kërcënon me largim





Patrice Evra ka ngritur zërin në luftën e tij për kontratë të re me Manchester Unitedin, pasi agjenti i tij deklaroi se ai ka gjasa të largohet nga klubi gjatë verës.

Kontrata e mbrojtësit francez skadon në qershor të vitit 2012 dhe ai nuk ka qenë në gjendje të pranoj një kontratë të re me “Djajtë e Kuq” deri më tani.

Tani agjenti i Evras, Federico Pastorello, thotë se anësori i majtë do të largohet nga “Old Traffordi” në verë nëse ai nuk arrin të nënshkruaj një kontratë të re.

Deklaratat e Pastorellos do të alarmojnë Real Madridin dhe Interin, të cilët janë të interesuar për kapitenin francez.

“Ai ose do ta vazhdoj kontratën e tij, ose do të largohet”, tha Pastorello. “Ne do të ulemi të bisedojmë me Manchester Unitedin në verë dhe do të vendosim nëse ai do të vazhdoj kontratën apo do të largohet”, deklaroi Pastorello.

Publikuar: 27.01.2011 | 14:45
Lexuar: 1082 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime