E mërkurë, 19.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kalaja e qytetit të Peqinit është ngritur në periudhën mesjetare të shekullit të XV-të. Sipas historianëve, ajo ka pësuar ndryshime gjatë shekujve për shkak të shfrytëzimit të vazhdueshëm të saj.
Kalaja e Peqinit, simboli i qytetërimit disa mijëravjeçar









Miranda Sadiku

-Qyteti i Peqinit për nga lashtësia e tij identifikohet me kalanë, që ndodhet në qendër të tij, nga xhamia me kullën e lartë e me sahatin gjigant, dhe kështjellën e vjetër në periferi të tij. Këto monumente të kulturës, edhe pse jo të mirëmbajtura e të pa rikonstruktuara për shkak të mungesës së fondeve, i bëjnë vendasit të krenohen me to si simbolet e një qytetërimi disa mijëravjeçar të tyre.

Kalaja e qytetit të Peqinit është ngritur në periudhën mesjetare të shekullit të XV-të. Sipas historianëve, ajo ka pësuar ndryshime gjatë shekujve për shkak të shfrytëzimit të vazhdueshëm të saj.

- Kalasë së Peqinit i mungojnë investimet -

Studiuesi Ali Hallulli, njëherazi edhe drejtor i kulturës në bashkinë e Peqinit, tha se "gjatë periudhës 1775-1785 kalaja ka njohur disa restaurime".

Por edhe pse sot kjo kala gëzon statusin "Monument Kulture" madhështia e saj zbehet për faktin se për të nuk tregohet kujdesi i duhur. Vetëm një vit më parë, reshjet e dendura të shiut prishën një pjesë të mureve të Kalasë, dhe edhe pse ka kaluar një vit, ende nuk është kryer asnjë investim për restaurimin e këtij muri.

Hallulli thotë se "kjo kala e vjetër duhet të shërbejë si një nga pikat më të frekuentura jo vetëm nga vendasit, por edhe nga turistët e huaj".

Në themelet e objektit të antikitetit të Peqinit janë zbuluar materiale ndërtimi dhe një fragment sargofagu ( kapak varri Ilir) që i përkasin shekullit të II dhe të III të erës sonë, fakte këto që lidhen me vendodhjen e Klodianës ( emri i lashtë i Peqinit).

Kalaja, një bërthamë e veçantë arkitekturiale, është ngritur në periudhën e shek XV, duke shfrytëzuar themelet e kohës antike. Në të, përveç periudhës së parë të ndërtimit, konstatohen edhe tre periudha kryesore rindërtimi.

- Kalaja e Peqinit e ndërtuar në katër periudha -
Kalaja e Peqinit, simboli i qytetërimit disa mijëravjeçar

E para i takon shekullit I dhe të III- të, ku kanë qenë vetëm muret rrethuese si dhe disa pjesë të kullave.

Periudha e dytë i përket viteve 1670, kur kalaja u vizitua nga udhëtari turk Elvia Çelebia. Në shënimet e tij kalaja përshkruhet në të njëjtën formë me atë të periudhës së dytë. Kësaj periudhe i përket ndërtimi i disa ambienteve dhe të portës së vogël të hapur në kullën 4 këndëshe. Mbi to është ndërtuar edhe një xhami e vogël pa minare, kryesisht për të kryer ritet fetare për ushtarët që jetonin në kala.

Periudhës së tretë i takon pjesa e ndërtimeve brenda dhe jashtë kullave. Në këtë periudhë bëhet kthimi i kullave nga të rrumbullakët në poligonale, rindërtime që i përkasin viteve 1770. Hapja e një porte të vogël në këtë kala u bë pikërisht për të lehtësuar komunikimin me qytetin, kur krahina dhe kalaja e Peqinit ishin shndërruar në shesh betejash ndërmjet Bushatllinjve të Shkodrës dhe Ahmet Kurt Pashës së Beratit.

Si rezultat i goditjeve të herëpashershme kalaja pati nevojë për rindërtime

Nga teknika e ndërtimit kullat e kalasë janë të ngjashme me disa kulla në kalanë e Beratit, të Shkodrës e Tepelenës, dhe këto punime njihen si punime të kohës së Ali Pashë Tepelenës.

Periudhës së katërt të ndërtimit i përket ndërtimi i frengjive të mëdha të topave, duke prishur të voglat.

Sipas Hallullit "pritet që të ndërhyjë Instituti i Monumenteve të Kulturës për të bërë të tjera gërrmime brenda kalasë për të nxjerrë vlerat e kësaj kulture të lashtë të këtij qyteti, si edhe të investojë për murin e prishur".

Kalaja ka formën e një katërkëndëshi me katër kulla anash. Fillimet i ka në shek 140 p.e.s. Ndërkaq në kohën e mesjetës në vitet 1400 janë ndërtuar edhe muret e kalasë, të cilat ekzistojnë edhe sot.

Publikuar: 31.01.2011 | 13:47
Lexuar: 6904 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime