E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kryetari i komunës, Nexhip Bacelli tha se deri tani në Voskopojë kanë ardhur vizitorë si rrallë në ndonjë dimër tjetër. "Ka ndikuar asfaltimi i rrugës që përfundoi verën që kaloi, por edhe mikëpritja e voskopojarëve", nënvizon ai.
Në Voskopojë gjallëron turizmi dimëror









B. Fejzulla

- Këto ditë dimri, fshatit turistik të Voskopojës i shtohet bukuria jo vetëm nga dëbora që e mbulon, por sidomos nga qindra vizitorë nga vendi, që i gjen çdo ditë aty.

- Alfred Trajani, student në institutin e fizkulturës në Tiranë, thotë se do të qëndrojë në Voskopojë bashkë me 35 shokët dhe shoqet e kursit dhjetë ditë, pasi të gjithë janë të apasionuar pas alpinizmit dhe sportit të skive.

- "Sporti i skive të magjeps dhe të bën që ta humbasësh nocionin e kohës. Ne shumë herë largohemi nga pista e skive kur ka rënë nata" tha ai.

- Enkeleida Frashëri, pedagoge në Universitetin e Tiranës, përveçse e tërhiq shumë natyra e bukur e Voskopojës dhe monumentet e kulturës, thotë se "ajri i Voskopojës të ripërtrit fizikisht dhe shpirtërisht".

- Për Arjana Sinoymeri nga Tirana, Voskopoja e befason më shumë në dimër se në verë.
Në Voskopojë gjallëron turizmi dimëror

- "Dita këtu kalon pa u ndier duke shëtitur, duke rrëshqitur me ski, por edhe duke medituar, pasi bukuria e natyrës të bën të meditosh", thotë Arjana plot gjallëri.

- Kryetari i komunës, Nexhip Bacelli tha se deri tani në Voskopojë kanë ardhur vizitorë si rrallë në ndonjë dimër tjetër. "Ka ndikuar asfaltimi i rrugës që përfundoi verën që kaloi, por edhe mikëpritja e voskopojarëve", nënvizon ai. Sipas tij, Voskopoja, veç shumë vilave që shërbejnë për turizmin familjar, tashmë ka pesë hotele me 200 shtretër dhe guzhinë tepër të pëlqyer, ku çdo gjë gatuhet me prodhime bio.

- "Vendet në hotele çdo natë janë të prenontuara, aq sa në fundjavë, shumë vizitorë detyrohen të shkojnë për të fjetur në Korçë", thotë Bacelli.

- Sipas statistikave që ka zyra e turizmit e komunës, gjatë vitit 2010 Voskopojën e vizituan 52 mijë vizitorë vendas dhe të huaj, ndërsa pritet që këtë vit, ky numër të jetë shumë më i madh, pasi janë në përfundim edhe disa hotele që do të rritin kapacitetet e akomodimit.

- Voskopoja si vendbanim daton në vitin 1330 dhe kulmin e lulëzimit e arriti në vitet 1740-1780, me një popullatë prej më shumë se 30 mijë banorë, me akademinë e famshme të saj, me shtypshkronjë, bibliotekë shumë të pasur, si dhe 24 kisha. Sot në Voskopojë ruhen 5 kisha si monument kulture të kategorisë së parë, që tërheqin vëmendjen e shumë vizitorëve vendas dhe të huaj.

Publikuar: 03.02.2011 | 13:46
Lexuar: 5280 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet
jetmir (16/01/2017 15:00:17) ju lutem

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime