E diel, 16.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Se arsimi nuk është i domosdoshëm të arrini sukses e dëshmuan numri i madh i personave të famshëm. Disa e fituan rastin gjatë ditëve të rinisë dhe vendosën të rrezikojnë, “del ku të del”.
Pa shkollë të mesme, por fitojnë miliona






Se arsimi nuk është i domosdoshëm të arrini sukses e dëshmuan numri i madh i personave të famshëm. Disa e fituan rastin gjatë ditëve të rinisë dhe vendosën të rrezikojnë, “del ku të del”. Disa nga shkolla kanë qenë të detyruar të heqin dorë për shkak të problemeve financiare, disa u përjashtuan nga shkolla, ndërsa disave për shkak të suksesit shkolla iu shndërrua në ferr.

Mark Wahlberg

Mark Wahlberg hoqi dorë nga shkolla e mesme, por në moshën 39-vjeçare vendosi këtë ta ndryshojë. Për “The Sun” ky baba i katër fëmijëve tha se së fundi ka vendosur ta përfundojë shkollën e mesme para fëmijëve të mi. “Dëshirojë ta përmirësojë arsimimin tim. Miku kohë më parë më tha se do të ma dërgojë mësuesen që të mësojë disa orë, ndërsa unë i thashë se me nevojiten disa muaj. Por, mendojë që këtë ta bëjë. Do të ndihem shkëlqyeshëm kur ta arrij këtë”, tha Wahlberg.

Christina Aguilera

Christina Aguilera-n nga shkolla e largoi e ëma pasi që fëmijët ishin shumë xheloz për suksesin e saj. Dhe duket se këngëtarja shumë kishte vuajtur për këtë. Në një rast pati deklaruar se kishte kaluar nëpër tmerr gjatë shkollë së mesme. “Më mirë pajtohesha me djem se me vajza. Vetëm dy vajza flisnin me mua. Më vonë e mësova se edhe të dashurve të tyre ia ndaluan të flisnin me mua. Shkolla e mesme vërtetë ishte e vështirë”, pohoi Aguilera.

Michael J. Fox

Fituesi i katër “Golden Globes” dhe numrit të madh të shpërblimeve tjera Michael J. Fox nga shkolla e mesme hoqi dorë për shkak të aktrimit. Edhe pse rolin e parë e luajti si 12-vjeçar, nga shkolla hoqi dorë tek pas rolit në filmin “Letters from Frank”, në të cilin u paraqit në moshën 18-vjeçare. Më vonë e konfirmoi se ky ishte gabim i madh i rinisë.

Paris Hilton

Në fund të shkollës së mesme nuk arriti as Paris Hilton. Flitej se ajo është përjashtuar për shkak të dehjes, të cilën edhe sot me kënaqësi e bënë. Por, trashëgimtarja e pasur, vet u mundua të fitojë para, e cila edhe sot, edhe përkundër reputacionit të keq, edhe më tutje po i shkon për dore.

Publikuar: 08.02.2011 | 13:53
Lexuar: 2387 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime