E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Supersticiozët mendojnë se kjo dhuratë nuk është e përshtatshme për këtë ditë, pasi sipas tyre, "parfumi që mund të bëhet dhuratë nga i dashuri, sjell ndarje". Në fakt, femrat janë ato që i kanë paralajmëruar të dashurit për kuptimin e kësaj dhurate, e cila jo rrallë bëhet nga të rinjtë.
Parfumi, dhuratë e gabuar për Shën Valentinin









- Supersticiozët i druhen 'ndarjes' që mund të vijë nga kjo dhuratë -

Një parfum në Ditën e Shën Valentinit konsiderohet një zgjedhje e gabuar nga shumë të dashuruar, që presin dhuratën e tyre në ditën kur kremtimet e kësaj feste kanë pushtuar botën.

Supersticiozët mendojnë se kjo dhuratë nuk është e përshtatshme për këtë ditë, pasi sipas tyre, "parfumi që mund të bëhet dhuratë nga i dashuri, sjell ndarje". Në fakt, femrat janë ato që i kanë paralajmëruar të dashurit për kuptimin e kësaj dhurate, e cila jo rrallë bëhet nga të rinjtë.

Të frikësuar nga 'tersi' që sjell me vete kjo dhuratë, të dashuruarit supersticiozë, preferojnë të jenë tradicionalë në zgjedhjet e tyre, duke shpenzuar për trëndafilat e kuq, çokollata, bizhuteri, kartolina ose të tjera dhurata për të shprehur edhe një herë dashurinë e tyre

Publikuar: 14.02.2011 | 13:06
Lexuar: 3069 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime