E diel, 16.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në kumtesën e Tifozëve Kuq e Zi thuhet se para tubimit patëm një takim me zv/kryetarin e KLD, z. Kreshnik Spahiu për te mbështetur dhe inkurajuar punën ne mbrojtjen qe ky institucion po i bën Kushtetutës, sovranitetit dhe identitetit kombëtar te Shqiptareve.
Kombi nuk shitet, O sa mirë me qenë Shqiptar










Tifozët Kuq e Zi dhe Rrjeti i Organizatave Shqiptare sot në Tiranë para Parlamentit Shqiptar mbajtën një tubim kundër shkombëtarizimit me ane te regjistrimit te popullsisë i cili do mbahet ne pranvere te këtij vitit

Në kumtesën e Tifozëve Kuq e Zi thuhet se para tubimit patëm një takim me zv/kryetarin e KLD, z. Kreshnik Spahiu për te mbështetur dhe inkurajuar punën ne mbrojtjen qe ky institucion po i bën Kushtetutës, sovranitetit dhe identitetit kombëtar te Shqiptareve.

“Për ne ky regjistrim është kundër interesave te Kombit Shqiptar, dhe nen presionin e qarqeve antishqiptare. Kjo nuk është një kërkese e Bashkimit Evropian e as e normave ndërkombëtare por te interesuar për ketë regjistrim janë ato qarqe politike shqiptare qe keto 20 vjet kane mbështetur karrierën e tyre, duke shkelur interesat kombëtare. Parulla kryesore e tubimit ishte “Kombi nuk shitet“ dhe “O sa mire me qene Shqiptar“, thuhet në kumtesën e Tifozëve Kuq e Zi.

Ne tubim mbajtën fjale Gerti Peshkopia përfaqësues i Tifozëve Kuq e Zi dhe Gentian Sala përfaqësues i RROSH në të cilën kërkuan që të mos lejohet ndryshimi i identitetit për qëllimi të ulta ndërsa institucioneve shtetërore u kërkuan të respektojnë Kushtetutën.
 Kombi nuk shitet, O sa mirë me qenë Shqiptar

Publikuar: 17.02.2011 | 16:44
Lexuar: 1815 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime