E mërkurë, 19.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Lionel Messi ka zbuluar se dëshiron të luajë përkrah Cesc Fabregasit me ngjyrat e Barcelonës. Ylli argjentinas tha: “Cesc është një lojtar kyç për Arsenalin dhe do të më pëlqente shumë të luaja me të te Barça. Megjithatë, kjo nuk varet nga unë.
Messi e fton Fabregasin te Barça







Lionel Messi ka zbuluar se dëshiron të luajë përkrah Cesc Fabregasit me ngjyrat e Barcelonës. Ylli argjentinas tha: “Cesc është një lojtar kyç për Arsenalin dhe do të më pëlqente shumë të luaja me të te Barça. Megjithatë, kjo nuk varet nga unë.

Në fund, ai do të bëjë atë që ka dëshirë dhe atë që njerëzit këtu te Barça duan. Por, mendoj se ai preferon të luajë me ngjyrat ‘blaugrana’, pasi këtu do të ishte më mirë se kudo tjetër”. Mesi foli edhe për sfidën me “topçinjtë” në 1/8-ën e finales së Ligës së kampionëve, ku katalonasit humbën me rezultatin 1:1 në sfidën e parë të luajtur në Londër. Ai shprehu besimin se Barcelona do të përmbysë rezultatin në takimin e kthimit në “Camp Nou”, që do të luhet më 8 mars.

“Ajo humbje ende na ‘djeg’, pasi nuk e meritonim”, tha “pleshti”. “Në pjesën e parë luajtëm mjaft mirë, ndërsa në pjesën më të madhe të takimit e qarkulluam topin: ishte për të ardhur keq që nuk fituam. Gjithsesi, jemi të qetë. E kemi të qartë që mund ta përmbysim rezultatin, pasi kemi vetëm një gol diferencë. Nuk ka rëndësi nëse shënoj apo jo, gjëja kryesore është që skuadra të kualifikohet për më tej”, përfundoi Messi.

Publikuar: 21.02.2011 | 11:29
Lexuar: 1140 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime