E mërkurë, 19.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Qendra palestineze për të drejta të njeriut ka thënë se ndaj pesë berberëve burra po zhvillohen hetime dhe se ata janë të detyruar të nënshkruajnë se nuk do të punojnë në sallonet e fermave.
Hamasi ndalon frizerët meshkuj për femra





Organizata për të Drejta të Njeriut në Gazë ka kumtuar se Hamasi islamik, i cili qeveris në këtë territor palestinez, ua ka ndaluar berberëve burra të punojnë në sallonet e femrave.

Qendra palestineze për të drejta të njeriut ka thënë se ndaj pesë berberëve burra po zhvillohen hetime dhe se ata janë të detyruar të nënshkruajnë se nuk do të punojnë në sallonet e fermave.

Burrat që u rregullojnë frizurën femrave në Gaza janë të rrallë ku po ashtu rrallë bëhen bashkë gjinitë në publik. Hamasi ishte përpjekur që këtë ndalës ta bëjë edhe në marsin e vitit të shkuar por kishte reagime e kundërshtime të shumta.

Kjo është përpjekja më e re e imponimit të ligjit islamik në rajonin ku jetojnë 1,5 milionë banorë. Në qershorin e vitit të shkuar femrave u ishte ndaluar të thithnin nargilenë në vendet publike.

Më herët femrave avokate u ishte ndaluar që në gjykatore të dilnin pa hixhab-shami në kokë. Femrat po ashtu e kanë pasur të ndaluar të shkojnë në sallonet ku punojnë burrat si berberë.

Publikuar: 23.02.2011 | 17:12
Lexuar: 1462 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime