E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Lista e gjatë e emrave të trajnerëve të Kombëtares shqiptare të futbollit po reduktohet gjithnjë e më shumë, ndonëse presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka vetëm një javë kohë për të emëruar pasardhësin e Ari Han, në krye të bankinës kuqezi.
Sport: FSHF në dilemë për trajnerin e kombëtares








Lista e gjatë e emrave të trajnerëve të Kombëtares shqiptare të futbollit po reduktohet gjithnjë e më shumë, ndonëse presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka vetëm një javë kohë për të emëruar pasardhësin e Ari Han, në krye të bankinës kuqezi.

Nga FSHF ende nuk dalin lajme zyrtare për trajnerin që do të drejtojë përfaqësuesen tonë në tri ndeshjet e fundit zyrtare të fushatës kualifikuese të Kampionatit Botëror 2010: ato kundër Portugalisë dhe Danimarkës, në Tiranë dhe Suedisë në transfertë.

Është 300 mijë euro shuma që pritet të vendosë Federata Shqiptare e Futbollit për trajnerin e ardhshëm të Shqipërisë, ku përfshihet edhe puna për tri ndeshjet e ardhshme të këtyre eliminatoreve.

Të paktën deri javën e kaluar, emri më i përmendur në FSHF ishte trajneri i njohur slloven, Sreçko Katanec, i cili para disa javësh dha dorëheqjen nga drejtimi i Maqedonisë fqinje, menjëherë pas humbjes së këtij vendi me Holandën (4-0), ku si shkak kryesor, sipas mediave maqedonase, ishin mosmarrëveshjet e teknikut me sulmuesin Goran Pandev.

Tekniku 46-vjeçar që arriti të çojë në Slloveninë në finalet e kampionatit botëror, ka një njohje relative për Kombëtaren shqiptare, pasi kur ai ishte në drejtimin e Maqedonisë dhe Shqipëria drejtohej nga Oto Bariç, fitoi me rezultatin 1-0 në miqësoren e zhvilluar në Shkodër në shkurt të vitit 2007.

Lista formale numëron më shumë se 20 emra kandidatë, mes të cilëve, gjermanë, italianë e një duzinë ballkanas, që nga kroati Luka Bonaçiç, gjermanët Evald Linen, Guido Bukvald dhe Klaus Topmëler, italianët Nevio Skala, Valter Novelino, Alberto Malezani apo Eugenio Fasheti, anglezi Glen Hodëll, rumunët e njohur, Angel Jordanesku dhe Goerge Haxhi.

Megjithatë, një emër tjetër po përmendet gjithnjë e më shumë: kroati Zlatko Kranjçar, i cili ka drejtuar Kombëtaren e vendit të tij në periudhën 2004-2006, duke e çuar Kroacinë në finalet e Kupës së Botës 2006.

Sipas FSHF-së "CV-ja e kroatit Zlatko Kranjcar është e vetmja që është dërguar deri tani në FSHF, ç'ka tregon dëshirën e tij për të qenë trajner i Shqipërisë. Kranjcar ka dhënë gadishmërinë për të qenë gjatë gjithë kohës në Shqipëri, dhe jo të jetë një trajner që jeton jashtë Shqipërisë".

Gjithsesi ende nuk dihet nëse kandidatura e Kranjcar pëlqehet apo jo nga presidenti FSHF-së Armand Duka, i cili ka të drejtën ekskluzive për zgjedhjen e trajnerit të ri.

Kranjçar e mori drejtimin e Kroacisë pas Oto Bariçit, ish-teknikut të Kombëtares shqiptare, duke e çuar këtë kombëtare në finalet e Botërorit "Gjermani 2006". Në 25 ndeshje me përfaqësuesen kroate, 52 vjeçari Kranjçar, regjistroi 11 fitore, 8 barazime e 5 humbje.

Publikuar: 21.04.2009 | 20:38
Lexuar: 1892 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime