E shtunë, 15.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Reshje të borës ka gjithkund dhe e vështirësojnë lëvizjen për shoferët. Ndalesa për lëvizjen e automjeteve të rënda transportuese janë vendosur në akset rrugore Mavrovë-Dibër dhe Gostivar-Kërçovë si dhe në Strazhë. Për automjetet e udhëtarëve rekomandohet përdorimi i pajisjeve dimërore.
Bora zbardh Kodrën e Diellit - Tetovë







Reshje intensive të borës, më së shumti në Kozhuv dhe Kodrën e Diellit

Komunikacioni në të gjitha rrugët rajonale dhe magjistrale në shtet zhvillohet i ngadalësuar dhe pjesërisht i vështirësuar për shkak të reshjeve të borës me intensitet të ndryshëm në të gjithë shtetin.

Reshje të borës ka gjithkund dhe e vështirësojnë lëvizjen për shoferët. Ndalesa për lëvizjen e automjeteve të rënda transportuese janë vendosur në akset rrugore Mavrovë-Dibër dhe Gostivar-Kërçovë si dhe në Strazhë. Për automjetet e udhëtarëve rekomandohet përdorimi i pajisjeve dimërore.

Viset tjera malore në pjesën perëndimore të shtetit janë të kalueshme për të gjitha llojet e automjeteve.

Nga Instituti për punë hidrometeorologjike paralajmërojnë reshje më intensive të borës për pasdite, gjatë natës dhe nesër në orët e mëngjesit . Reshje të borës do të ketë edhe të shtunën, ndërsa mot të kthjellët do të ketë të dielën.

Më shumë borë ka në Kozhuf 46 centimetra, në Kodrën e Diellit 45 centimetra, Mavrovë 17 centimetra, Krushevë tetë, në Dibër tre centimetra, ndërsa në qytet tjera do të jetë i paktë.

Shërbim dimëror i qytetit të Shkupit kumtoi se prej orës 4 të mëngjesit intervenon dhe i pastron reshjet e reja të borës dhe akset rrugore hodhi 50 ton kripë industriale, që ta sigurojë zhvillimin normal të komunikacionit në rrugët kryesore dhe në bulevardin e qytetit.

Shtabi i krizës të qytetit vazhdimisht do ta ndjek gjendjen në rrugët dhe në kohë do të intervenojë, sipas nevojave.

Publikuar: 24.02.2011 | 15:07
Lexuar: 1600 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime