E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në rrugët e thepisura të Krujës, rreth 5 kilometra në aksin Krujë-Qafë Shtamë përmes një peisazhi të mrekullueshëm malor, shfaqet një përmendore e lashtë që mbart në vetvete një histori sa të bukur aq edhe të mistershme.
Përmendorja e Krujës, historia e mistershme








Në rrugët e thepisura të Krujës, rreth 5 kilometra në aksin Krujë-Qafë Shtamë përmes një peisazhi të mrekullueshëm malor, shfaqet një përmendore e lashtë që mbart në vetvete një histori sa të bukur aq edhe të mistershme.

Sipas gojëdhënave, ky lapidar ndër shekuj simbolizon gratë nga Kruja, madje thuhet se 90 femra krutane janë flijuar për të mos rënë në duar të ushtrisë turke.

Histori kjo që na kujton të bukurën Argjiro dhe kalanë e Gjirokastrës.

Historiani nga Kruja, Muharrem Goci, tregon historinë e dhimbshme të vajzave krutane, histori që tregon vlerat e grave shqiptare, të cilat kanë dëshmuar se janë të betuara të mbrojnë kombin dhe dinjitetin e tyre.

90 vajzat e flijuara në një greminë është një dëshmi e qartë e vlerave të gruas shqiptare, e një akti heroik më të cilin ato mundën të ruanin nderin e tyre, pasi osmanllinjtë e ushtrisë turke që kishin pushtuar Krujën mund të përçudnonin vajzat dhe gratë shqiptare.

Kruja dhe qytetarët krutanë, krenohen dhe mbahen fort pas heroit tonë kombëtar Skënderbeut, por edhe pas kësaj historie që tani simbolizohet nga kjo përmendore.

E megjithë vlerat historike që mbart ky lapidar, shkronjat e mbetura tregojnë qartë se përkujdesja për këtë përmendore ka munguar.
Për lapidarin e heroinave krutane, nuk është kujtuar jo vetëm Bashkia e Krujës, por as Instituti i Kulturës.

Publikuar: 28.02.2011 | 10:52
Lexuar: 3000 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime