E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Verdikti i shortit të hedhur të hënën në FSHF. Ndeshjet do të luhen më 16 mars dhe 6 prill
Kupa, përcaktohen gjysmëfinalet: Vllaznia-Dinamo dhe Besa-Tirana





Janë përcaktuar të hënën çiftet gjysmëfinaliste të Kupsë së Shqipërisë, pas shortit të hedhur nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Kështu, goglat vendosën që Tirana të luajë me Besën dhe Vllaznia me Dinamon në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, që do të zhvillohen në datat 16 mars dhe 6 prill.
Duke parë statistikat e katër ekipeve Dinamo e Tirana e kanë fituar kupën nga 13 herë, Vllaznia 6 dhe Besa 2 herë. Besa është fituese në fuqi e trofeut dhe shpreson që ta fitojë atë për të tretën herë në 4 sezonet e fundit, pasi triumfoi edhe në 2007.

Ndërsa, Tirana është një nga skuadrat më të suksesshme në kupë. Bardheblutë nuk mungojnë në takimin e katër më të mirave në 9 nga 11 edicionet e fundit, duke mbetur jashtë vetëm më 2008 dhe 2010.
Të dy rivalët kanë histori përballjesh mes tyre ku spikat finalja e largët e vitit 1963, të cilën Tirana e fitoi me penallti, kur Ali Mema u improvizua në rolin e portierit.

Që nga viti 1997 e këtej, bardheblutë janë kualifikuar dy herë ndaj kavajasve, por Besa doli fituese pikërisht sezonin e kaluar.
Në duelin tjetër, po ashtu ka histori. Ka edhe një finale, edhe ajo disi e largët, e sezonit 1978-1979 kur shkodranët fitonin kupën me barazimin 1-1 në fushën e tyre dhe fitoren 2-1 në “Qemal Stafa”.

Që nga viti 1988, dy skuadrat janë ndeshur 5 herë, me nga dy kualifikime secila, ndërsa më 1993-1994 u luajtën ndeshje grupi, por që rezultuan në kualifikimin e Dinamos dhe Tiranës dhe eliminimin e shkodranëve. Ishte ai edicion që shënoi dy rezultate të turpshme, një 5-0 të Dinamos në Shkodër dhe një 8-1 të Tiranës në Elbasan dhe po ashtu në 2007-2008, të paimagjinueshme ishin fitoret e Vllaznisë 4-0 e 3-0 në gjysmëfinale.

Publikuar: 07.03.2011 | 16:59
Lexuar: 1207 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime