E mërkurë, 19.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kjo ditë i kushtohet vallëzimit, sasisë së saj të dialekteve dhe fuqisë së saj të madhe të shprehjes, transformimit, unitetit dhe gëzimit... Dita ndërkombëtare e valëëzimit është ditë e posaçme, kushtuar trupit të gjithkujt, pa dalim të konfesionit, ngjyrës dhe kulturës e cila i transformon traditat nga e kaluara në rrëfime të së tanishmes dhe në ëndrrat e së ardhmes.
Dita botërore e vallëzimit









Kjo ditë i kushtohet vallëzimit, sasisë së saj të dialekteve dhe fuqisë së saj të madhe të shprehjes, transformimit, unitetit dhe gëzimit... Dita ndërkombëtare e valëëzimit është ditë e posaçme, kushtuar trupit të gjithkujt, pa dalim të konfesionit, ngjyrës dhe kulturës e cila i transformon traditat nga e kaluara në rrëfime të së tanishmes dhe në ëndrrat e së ardhmes.

Këtë në porosinë ndërkombëtare me rastin e Ditës botëroe të vallëzimit - 29 prillit e thekson koreografi londinez, Akram Kan.

Në porosinë e Maqedonisë për këtë ditë, koreografja Rasima Risimkin, drejtoreshë artistike e "Vallëzim festit Shkup" dhe anëtare e këshillit ekzekutiv të Komitetit internacional të vallëzimit të UNESKO-s (Internacional Dance Council - CID) thotë se vallëzimi është pjesë e jetës për shkak të synimit të vazhdueshëm për të arritur baraspeshë ndërmjet së dëshiruarës dhe të mundurës.

Dance



"Vallëzimi është pjesë e jona, ne jemi pjesë e tij dhe vazhdimisht plotësohemi. Vallëzimi është bukuri, gëzim dhe pjesë e jona, siç jemi ne pjesë e diçkahit dhe siç jemi apo nuk jemi. Pjesë e tërësisë", thekson Risimkin.

Me rastin e ditës së vallëzimit, në Stacionin e Vogël, sonte do të prezantohet projekti Individuals (Individët) në suaza të projektit rajonal Go out & Dance (Dil dhe vallëzo!). Qëllimi i tij është komunikimi me publikun përmes qasjes së re, bashkëkohore, avangarde, interdiciplinore, e cila i bashkon modën, vallëzimin bashkëkohor dhe artin vizuel. Projekti parasheh instalim i cili përbëhet nga modele të realizuara të disejnatorëve - individë, të inspiruar nga legjendat e koreografisë dhe video vepër e cila i ilustron veprat koreografike nëpër interpretimet vizuele.

"Dil dhe vallëzo!" është pjesë e linjës promovuese programore të Akademisë së vallëzimit - NOMAD, e cila e promovon vallëzimin modern në rajon. Në gjashtë qytete kryesore të Ballkanit - Shkup, Beograd, Lubjanë, Sarajevë, Sofje dhe Zagreb, sot janë ftuar të gjithë njerëzit të vallëzojnë së bashku me artistët e NOMAD-it, në vende publike - në sheshe, ura, vendkalime këmbësorike, institucione...

Komiteti internacional i vallëzimit e shpalli Ditën botërore të vallëzimit në vitin 1982, ndërsa 29 prilli është zgjedhur sepse është datë e lindjes së Zhan Zhorzh-Novar (1727), reformator i vallëzimit dhe krijues i baletit bashkëkohor.

Publikuar: 29.04.2009 | 16:44
Lexuar: 2187 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime