E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Profesori i Fakultetit të filologjisë Basri Qapriqi tha se Kadare e nis librin e tij pikërisht me himnin kombëtar, i cili sipas tij në intuitën e autorit ka paralajmëruar diçka që do të thotë se edhe autori i himnit ka paralajmëruar se nëse nuk luftojmë për Shqipërinë atëherë ajo rrezikon të shuhet.
Kasi: “Mosmarrëveshja”, testament për identitetin historik të shqiptarëve








Libri “Mosmarrëveshja” është një testament për identitetin kulturor dhe historik të shqiptarëve në shumë shekuj në gjithë historinë tonë, u tha të premten me rastin e promovimit të librit “Mosmarrëveshja” të shkrimtarit Ismail Kadare në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës.

Promovimi i këtij libri të botuar nga shtëpia botuese “Onufri” nga Tirana, u organizua nga Pen Qendra e Kosovës në bashkëpunim me Pen Qendër Nacionale të Shqipërisë.

Profesori i Fakultetit të filologjisë Basri Qapriqi tha se Kadare e nis librin e tij pikërisht me himnin kombëtar, i cili sipas tij në intuitën e autorit ka paralajmëruar diçka që do të thotë se edhe autori i himnit ka paralajmëruar se nëse nuk luftojmë për Shqipërinë atëherë ajo rrezikon të shuhet.

Qapriqi: Shqipëria do të rrojë

“Ai nis që me krijimin e himnit ku me intuitën e tij gjen vargjet që paralajmëronin rrezikun që do të ketë ky komb në zhvillimet e mëvonshme historike “Se zoti vetë e tha me gojë se kombet shuhen përmbi dhe por Shqipëria do të rrojë, për të, për të luftojmë ne”. Kjo është faza e parë e mendimtarëve, intelektualëve shqiptarë, të cilët ai i emërton si “Himnizues”. Rilindësit ata që e donin shumë Shqipërinë, e donin kombin, gjuhën dhe e himnizonin atë. Po ata që krijuan himnin, dashur apo pa dashur, kishte hyrë ky varg që paralajmëronte në njëfarë mënyre se Shqipëria do të ketë një rrugë me shumë peripeci dhe ndoshta edhe kombi do të jetë në rrezik, sepse edhe kombet shuhen mbi dhe”, ka theksuar Qapriqi.

Drejtoresha e Pen Qendrës së Shqipërisë Entela Kasi ka thënë se libri “Mosmarrëveshja” nuk është vetëm një sprovë letrare, por një testament mbi identitetin kulturor dhe letrar të tyre, dhe se libri sipas saj ngre çështje të rëndësishme për shqiptarët, si universalizmi dhe identiteti i tyre evropian.

Kasi: Libri, testament për identitetin kulturor dhe historik të shqiptarëve
(Video)
“Ky libër është jo thjeshtë një sprovë letrare, është një testament për identitetin kulturor dhe historik të shqiptarëve në shumë shekuj në gjithë historinë tonë. Përveç kësaj, ky libër ndërton dhe ngre çështje të rëndësishme si universalizmi dhe identiteti”, ka thënë Kasi.

Ndryshe, libri “Mosmarrëveshja” i Ismail Kadaresë flet për një anë tjetër të medaljes shqiptare, mosmarrëveshjes së Shqipërisë me shqiptarët dhe kjo nga të pranishmit u quajt një sprovë letrare ku përmes këtij libri shqiptarët paraqiten si të kthyer kundër vetvetes. (M.Lakna)

Publikuar: 18.03.2011 | 13:07
Lexuar: 2060 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime