E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në raportin deri te Departamenti i Shtetit, të cilin Spekhard e ka dërguar nga Athina, qëndron se Pangalos vlerëson se janë absurde druajtjet greke për irendentizëm nga ana e "IRJM-së", të cilat bien nga kujtesa e luftës civile dhe druajtja nga hyrja e komunizmit në Greqi nga vendet sllave.
Pangalos: Kontesti për emrin









- Çëshjta e emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë është "qesharake" dhe "katastrofale që nga fillimi". Fqiut grek - Republikës së Maqedonisë duhet t'i lejohet ta shfrytëzojë emrin të cilin e dëshiron, ndërsa Greqia me të vërtetë duhet të nderohet me atë që Shkupi dëshiron ta shfrytëzojë këtë emër.

Këtë, siç theksohet në shkresën e besueshme diplomatike të publikuar nga Uikiliksi, e ka thënë zëvendës-kryeministri grek Theodoros Pangalos në takimin me ambasadorin amerikan në Greqi, Daniell Spekhard, në shkurt të vitit 2008 në Athinë.

Në raportin deri te Departamenti i Shtetit, të cilin Spekhard e ka dërguar nga Athina, qëndron se Pangalos vlerëson se janë absurde druajtjet greke për irendentizëm nga ana e "IRJM-së", të cilat bien nga kujtesa e luftës civile dhe druajtja nga hyrja e komunizmit në Greqi nga vendet sllave.

Sipas Pangalos, propozimi nga ndërmjetësuesi Methju Nimic për emrin ka qenë veprim i urtë. Ai ka thënë shefes së atëhershme të diplomacisë greke Dora Bakojani se PASOK-u nuk do ta keqpërdor këtë çështje.

Theodoros Pangalos është njëri nga anëtarët udhëheqës më prestigjioz të partisë PASOK. Ai për momentin në qeverinë greke kryen funksionin zëvendës-kryeministër, i obliguar për koordinim me Këshillin qeveritar për Punë të Jashtme dhe Mbrojtje dhe Komitetin e sapoformuar për Politikë ekonomike dhe sociale.
Në dokumentin e publikuar nga Uikiliksi më datë 14.02.2010, theksohet se edhe Pangalos, i cili është ish ministër i Punëve të Jashtme, është i njohur për "gjuhën e ashpër dhe qasjen jodiplomatike".

Publikuar: 22.03.2011 | 00:34
Lexuar: 1283 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime