E martë, 26.09.2017
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Njė shėnim mbi dokumentarin The Warrior King of Albania

Publikuar: 23.03.2011 | 13:51
Lexuar: 1982 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
Frederik Hysi (24/03/2011 00:14:41) Gjergj Kastrioti - Skenderbeu, figura me perbashkuese e kombit tone nuk mundet dhe nuk duhet te komentohet por te lexohet ashtu sic eshte. Turqit i pervetesuan kockat pas vdekjes dhe me to bene hajmali, sllavet e duan per vete dhe pretendojne te kete origjinen e tyre, qyteterimi perendimor dhe kuptueshem kristian e quan Kalores te Krishterimit .....
Personaliteti i padiskutueshem i Skenderbeut NUK ka te beje me fete dhe besimet ndaj tyre !!! Po te kujtojme historine tone te vjeter dhe te re, ne nuk jemi pushtuar nga kryqezatat fetare POR nga armiq te afert dhe te larget, mjafton te shohim harten e Shqiperise se sotme dhe te kuptojme se ... eshte e rrethuar nga teritore dhe banore po shqiptare qe flasin te njejten gjuhe. Te njejten gjuhe por me fe dhe besime te ndryshme per shkaqe historike, kulturore dhe mbi te gjitha per te MBIJETUAR, diku popullsi muslimane per tu dalluar ndaj asaj sllave-ortodokse, diku katolike per tu dalluar serish ndaj sllaveve, diku shqiptare-otodokse per tu dalluar nga kultura e turqeve pushtues keshtu ... personalisht mendoj: perballe rrezikut te asimilimit shqiptaret jane treguar PRAGMATISTE, kane zgjedhur identitet kulturor fetar te kundert me pushtuesin ... dhe kane bere shume mire !!!
Vellezer shqiptare, nga Kosova, Mali zi, Maqedonia apo Cameria ... Ejani dhe shikoni ne Shqiperine tone te perbashket se si jetojne te krishtere, muslimane me te njejtin IDENTITET kombetar, ate shqiptar.
Besian Ahmeti (24/03/2011 00:36:09) Fjale me vend te gjitha keto i nderuar Fredi.
Une jam i mendimit, se ne gjithmone duhet te lartemadherojme figuren dhe bemat e tij per Popullin Shqiptar. Skenderbeu nuk ishte vetem nje hero, por ai u shndrrua ne legjende dhe frymezoi breza te tere ne ēlirimin e shqiptarve nga pushtuesi. Brez pas brezi ai perbente frymezim per patriotet dhe atedhetaret tane! Nuk ka shqiptar qe nuk i rrenqethet trupi kur gjendet perball shtatoreve te tij kudo neper bote! Tirane, Prishtine, Shkup, Rome, Boston, Gjenevė, etj, etj!
Shqiptaret jane shquar ne saj te emrit te tij, veprave te tij, per dashurine per atedheun dhe rezistencen ndaj Perandorise me te madhe qe kishte pare bota deri atėditė.
Dr.sc.Ilmi Veliu (24/03/2011 21:49:31) Dr.Sc.Ilmi VELIU.


Kumtesė e lexuar nė Konferencėn shkencore kushtuar Kuvendit tė Lezhės dhe Skėnderbeut, organizuar me rastin e pavarsisė sė Kosovės nga Universiteti Mbretėrorė “Iliria”, Prihtinė mė 2 mars 2008. Kumtesa ėshtė njė polemikė dhe pėrgjigje shkencore kundėr Petar Popovskit dhe Jovan Pavllovskit nga Shkupi tė cilėt me anė tė falsifikimeve mundohen tė vėrtetojnė se heroi i shqiptarėve ka qenė me origjinė sllave.


KRONISTĖT DHE HISTORIANĖT OSMANĖ JAPIN TĖ DHĖNA TĖ PAMOHUESHME SE SKĖNDERBEU ISHTE SHQIPTAR

Veprat e kronistėve dhe historianėve tė hershėm osmanė, ndonse jėnė shkruar nga autorė qė nė shumicėn e tyre ishin historiografė zyrtarė, tė cilėt mbanin njė pozitė armiqėsore ndaj shqiptarėve, gjė qė ka ndikuar nė qėndrimin e tyre lidhur me ngjarjet qė pėrshkruajnė, megjithatė nė disa drejtime shėnojnė njė pasurim tė njohtimeve qė sjellin burimet e tjera joosmane. Autorėt e kėtyre veprave, mgjithėse nga njė anė vėnė nė dukje sulltanėt dhe komandantėt turq si figura qė kanė luajtur rolin vendimtarė nė zhvillimin e ngjarjeve, nga ana tjetėr duke shkruar nė bazė tė kujtimeve tė veta ose tė tregimeve tė atyre qė i kanė jetuar ngjarjet, zgjėrojnė rrethin shoqėrorė tė pjesėmarrėsve nė kėto ngjarje dhe japin njoftime edhe pėr masat popullore shqiptare.
1.Oruē Bin Adil*
Ėshtė autor i njerės nga historitė mė tė vjetra tė shtetit osman “Tevari el Osman”, (Historitė Osmane). Tė dy dorshkrimet e Orēut tė gjetura nė Oksford dhe nė Kembrixh janė botuar nga Franc Babinger me titullin “Die Fruhosmanicshen Jaherbucher des Urudsch”, Hanover 1925. E para ėshtė njė histori nė formė tė pėrmbėledhur ( Icmai tarihi) kurse e dyta ėshtė e hollsishme (Mufassal tarihi).
Uruē bin Adil kur shkruan pėr betejat e shumta kundėr Skėnderbeut, nė faqe 96 tė veprės sė tij nuk e prmend Rumelinė, si qė quhej pjesa evropjane e Perandorisė Osmane por ai e potencon shumė kjartė se sulltani shkoi tė luftonte kundėr Iskendert nė tokat shqiptare, ose vendin e shqiptarėve (Arnavud ilinden) dhe jo nė Maqedoni ose nė Serbi.
Nė faqe 115, tokat shqiptare Oruē i pėrmend edhe si Vilajeti i Shqipatrėve (Arnavud vilajetine). “Ali Beu, i biri i Evrenoz Beut, thotė ai, mbėlodhi ushtrinė dhe akinxhijtė e Rumelisė dhe hyri nė vilajetin e shqiptarėve…..”
Nė faqe 121 thotė se “Sulltan Murati II dėrgoi akinxhijtė kundėr vilajetit tė shqiptarėve dhe pushtoi kėshtjellėn e Sfetigradit. Sundimtari shqiptar Iskenderi u arratis…”. Nė original ėshtė “Arnavud begi Iskender” ku potencohet shumė kjartė se Iskenderi ishte sundimtari i shqiptarėve dhe jo i serbėve, bullgarėve, grekėve, boshnjakėve, hungarėzėve, popuj tė cilėt poashtu ishin nė luftė mė sulltanin nė kohėn e Skėnderbeut.
Nė faqe 123 Oruē potencon se “Sulltan Murati II zbriti nė vilajetine e Juvanit (Gjon Kastriotit), dhe plaēkiti edhe Vilajetin e Shqiptarėve, dhe sulmoi Krujėn (Akēe Hisar) por nuk mundi ta pushtonte atė….”.
Nga kjo kuptojmė se pėrveē “Juvan Ili” (tokes sė Gjonit ose vilajetit tė Gjonit) ka pasur edhe principata tjera shqiptare e qė pėrmenden si Vilajeti i Shqiptarėve (arnavud vilajeti).
2.Kronikat Anonime Osmane.*
Ėshtė fjala pėr veprėn me titull “Tevarih El Osmaan” e cila pėrmbėledh njė numėr tė shumtė kronikash anonime tė shkruara nė fund tė sh.15 dhe fillimi i sh.16. Kėto kronika janė analizuar dhe botuar nga Franc Giese,me titull: “Die altosmanischen anonymen Chroniken”, 1922, Bruksell.
Nė faqe 65 tė kėsaj vepre pėrmendet principta e Gjon Kastriotit si tokė shqiptare ku thuhet se: “ Sulltan Murati II ….bėri njė luftė tė shenjtė dhe tė madhe ku sulmoi tokat dhe kėshtjellat e Gjonit. (Endene Juvaan Ilerin ve kahlerin fethun Etedin).
Nė vazhdim ne faqe 66 thuhet se Ali Beu, djali i Evrenoz Beut sulmoi dhe grabiti Vilajetin e shqiptarėve. Edhe kronikat anonime osmane, Skėnderbeun e quajnė si “Sundimtar shqiptar”. Ja se ēka thonė kronikat nė faqe 70: “Sulltan Murat Hani kreu njė fushatė kundėr tokave tė Juvanit dhe vilajeteve tjera tė shqiptarėve. Ai pushtoi kėshtjellėn e Sfetigradit. Pushtoi pastai edhe dy kėshtjella tjera. Sundimtari shqiptar- Iskenderi nuk u pa se ku ishte”.
Kronikat kur flasin pėr sulmet e viteve1450, 1466, 1467 dhe rrethimet e Krujės , jėnė shumė decide dhe tė kjarta se lufta ėshtė bėrė kundėr shqiptarėve tė udhėhequr nga sundimtari i tyre shqiptar- Iskenderi.
Faqe 125 thuhet se “shqiptarėt nė tokat e tyre kishin ngritur kulla nė vendet e thepisura dhe nė majat e maleve. Rrugėt ishin aq tė pakalushme sa edhe sorrat nuk fluturonin mbi to. Bile edhe djalli me shkop nuk do tė mund tė hynte nė tokat e tyre”. Qėllimi im ėshtė qė tė hedh poshtė pohimet e disa historianėve sllavomaqedonė se Skėnderbeu ishte me origjinė slave. Autorėt qė unė i kam analizuar e potencojne kjartė origjinėn e tij dhe se ai ishte komandant shqiptar dhe mbret i Shqipėrisė
3.Ashik Pasha Zade.*
Ėshtė njė nga kronistėt e hershėm osman i cili jetoi gjatė shekullit 15. Veprėn e tij e ka botuar Ali Beg , me titull “Ashik Pashazade tarihil Osman”, Istambull 1332 hixhri.
Pėr kėtė kronist ka shkruar edhe Sami Frasheri nė Kamusul al-lam, vl, IV.
Nė faqen 63 tė veprės sė tij Pasha Zade thotė se njeriu qė e vrau Sulltan Muratin – I - quhej Milush Kuble ose Bilush Kuble, e jo Milosh Obiliq si qė e kanė emruar serbet dhe nuk e cek perkatėsinė kombėtare, por thotė se ishte njė i pa fe nga toborri kundshrshtar i osmanėve.
Faqe 124-125, thotė se : “Isa Beu hyri nė vendet e padepėrtueshme tė shqiptarėve dhe prej andej bėnte sulme. Ndėrkaq ata i ja bllokuan rrugėt. Njė arnaut i pa fe me emrin Iskender qė ishte “i biri i sundimtarit shqiptar”, qė kishte qenė iēogllan i sulltanit dhe tash kishte ngritur krye kundėr tij, dhe ua kishte bllokuar rrugėn akinxhijėve”.
Pra Ashik Pasha Zade jo qė e dokumenton nė kronikėn e tij se Iskenderi ishte shqiptar por ai informon se ai ishte i biri i njė sundimtari tė shqiptarėve. A ka argumente mė tė forta historike se sa kėto tė dhėna qė na jep Pasha Zade e qė Petar Poposki dhe disa autorė tjerė serbė qė shkruajnė pėr pėrkatėsinė kombėtare tė Skėnderbeut, nuk i kanė lexuar ose nuk dėshirojnė ti lexojnė dhe tė binden se ai ishte shqiptarė dhe bir shqiptari. Argumentet jėnė edhe mė tė forta kur kihet parasyshė se kėto fjalė i thotė njė autor osman dhe nuk i thotė nga dashuria qė ka pasur ndaj Skėnderbeut por nga urrejtja.
4.Mehmet Neshri.*
Ka qenė njė poet shumė i njohur i kohės sė Sulltan Selimit I. Vepra e tij e shkruar nė vargje titullohet “Cihan Numaa”, (Treguesi i Botės), analizuar dhe botuar nga Franc Taechner, me titull “ Die altosmanischen Hroniken des Mevlana Mehmet Neschri”, Lajpsig 1951.
Nė faqe 71 tė veprės sė tij Mehmet Neshri tregon pėr pjesmarrjen e shqiptarėve nė Betejėn e Kosovės. Ai thotė se: “Llazarit i shkuan nė ndihmė hungarezėt, vllehėt, ēekėt shqiptarėt dhe bullgarėt.
Faqe 79...ndėr ta ishte njė i pa fe me emrin Jorgji (Gjergji i II Ballsha) i cili kishte 90 mijė ushtarė. Kur Lazari tha qė turqit tė sulmoheshin natėn ai tha: “ O zotėri, mė mirė ti sulmojmė nė mėngjez dhe tė gjithė ti kapim tė gjallė”. Ushtria e Llazarit kishte pirė aq shumė raki sa qė tė gjithė ishin tė dehur kur hynė nė luftė.
Shumica e dietarėve mendojnė se kėtu ėshtė fjala pėr Gjergjin e II Balsha, kurse Johan Von Hammer mendon se ėshtė fjala pėr gjyshin e Skėndrbeut ose babain e Gjonit sipas tė cilit, emrin e ka pasur “Gjergj Kastriori” dhe jo “Pal Kastrioti” si qė e permendin disa autorė, dhe se emri “Gjergj” qė e ka pasur Skėnderbeu ka qenė emri i gjyshit tė tij.
Nė kapitullin e veprės sė Neshriut “Lufta me shqiptarėt” (gazaul arnevud) faqe 201 thuhet se Iskenderi, sundimtari shqiptar (Iskender arnavud begi oglu idi) e tradhėtoi padishahun.
Pastai truri i tij i brumosur me djallėzi e bėri atė qė tė jepej pas ngatėrresave. Ai si hakėmarrje, shkoi dhe grabiti shumė bagėti tė osmanėve nė malet e Tetovės (Kallkandelen) .
Kur sulltani iu drjtua vendit tė shqiptarėve, Iskenderi u arratis nga Durrėsi nė drejtim tė frengut (Italisė). Ėshtė fjala kur Skėnderbeu shkoi nė Itali pėr tė kėrkuar ndihmė dhe disa burime osmane atė e paraqisin si ikje tė tij qė tė shpėtonte kokėn. Mė duhet tė potencoi edhe njiherė thėnioen e Neshriut “Iskender arnavud begi” Skėnderi, begu shqiptar.
5.Dursun Beg,*
Ka jetuar gjatė sundimit tė Mehmetit II. Vepra e tij titullohet “Tarihi ebul Feth” (Historia e Babait tė pushtimeve) e botuar nga Mehmet Arif, Istambull, 1914.
Nė faqe 123, ai thotė: “...Nga njė anė tjetėr popullsia mosmirėnjohėse shqiptare u hodh vende-vende nė kryengritje dhe guxoi tė hynte nė luftė, e udhėhequr nga kryene****Iskender. Pastaj vazhdon duke thėnė se shqiptarėt gjithmonė janė shkelmuar prej potkonjėve tė kuajve tė kalorsisė perandorake.
Faqe 132, “Mbasi sulltani u hakmuar kundėr frengjėve dhe hungarezėve, u preokupua tė zhdukte nga rrėnjėt shqiptarėt mosmirėnjohės tė udhėhequr nga arrnauti Iskender...” Por ata zunė shtigjet e maleve dhe tė luginave tė rrezikshme. Nga qė ishin tepėr tė kėqinjė, ata rezistuan me kokėfortėsi dhe me tėrbim tė madh...”
Faqe 135. Ata qė e kanė parė vendin e shqiptarėve e kanė ndjerė fortė ashpėrsinė e ati vendi... Ndėrsa pėr ata qė nuk e kanė parė, mjafton qė tė dinė se nė atė vend plotė rrebelė, me shtigje tė fshehta dhe gryka hyrjeje e daljeje tė vėshtira pėr tu kaluar, nuk ka mundur tė depėrtojė si qė thonė as Aleksandri i Madh.
Faqe 136, Arrnauti, Iskender tradhtari i cili qysh si fėmi ishte rritur nė pallatin mbretėror, iku dhe pėlqeu rrugėn e kryengritėsit. Ai shkoi dhe u tha shqiptarėve, “unė jam djali i sundimtarit tuaj....
Pra ky ėshtė edhe njė kundėr-argument pėr ata qė thonė se Skėnderbeu ishte me origjinė sllave. Kjo qė pėrmendėm ėshtė e shkruar nga penda e kundėrshtarit tė Skėnderbeut, dhe ai nuk thotė serbi, bullgari, sllavomaqedoni, por thotė “Arnauti, Iskender tradhētari”. Dhe emri Arnaut pėrdorej nga turqit vetėm pėr shqiptarėt, e qė rrjedh nga emri arbėr. Pra grekėt nga Arbėr- Arvanitis, serbėt nga Arbėr-Arbanas dhe osmanėt nga Arbėr-Arnavut.
6.Idris Bitlisi.*
Nė vitin 1501 emigroi nga Persia dhe u punsua nė oborrin osman ku ndejti gjatė gjithė jetės. Vepra e tij titullohet “Hesht Bihisht” (Tetė parajsat) dhe ėshtė e shkruar nė Persisht. Pėr kėtė autor kanė shkruar Hoxha Sadedini, nė veprėn e tij “Tacut tevarih”, Sami Frashėri, nė veprėn e tij “ Kamusul Al-lam dhe Katip Qelebi nė “Keshfys-zunun”..
Idris Bitlisi nė filim pėrmed tokat e Karlit (Karli Ili) pra tokat e Karl Topisė. Pastai kur permend sundimtarin e serbėve, Llazarin ai nė faqe 188 tė veprės sė tij pėrmend edhe sundimtarin e Shkodrės shqiptare, Jorgji (Gjergji i II Ballsha) i cili nė njė rast thotė se “Jorgji i kishte vrarė komandantit osman, Lala Shahinit 10-15 mijė ushtar.
Nė vazhdim autori nė mėnyrė tė drejtė pėrdrjetė thotė se : “Shqiptari Iskender, i cili qe ngarkuar me detyra nga sultani, ishte njė nga mė tė besuarit e mė tė shquarit, ndėr personat e zgjedhur, qė mbaheshin nė shėrbim tė sulltanit. Do tė thotė se ka qenė e njohur se Iskenderi ka qenė shqiptarė edhe nė kohėn kur ai ishte nė oborrin e sulltanit, para se tė kthehej nė Krujė dhe qėndronte nė krye tė shqiptarėve. “...Kurse ata shqiptarėt si shpendėt grabitės, domosdo jėnė nga natyra trima e guximtarė sa s’ka se ku tė vejė mė.
Faqe 127. Njė nga shėrbetorėt e sulltanit arnauti Iskender, qė kish qenė rritur qė fėmi me tė mirat e Padishahut qė kish gėzuar gjithmonė kujdesin, shpirtmadhėsinė dhe ledhatimin e pakufizuar, i shtyer nga lakmia qė tė bėhet mbret i Shqipėrisė, bashkė mė njė grup intrigantėsh u larguan nga selia e lumturisė. Si qė shihet kėtu autori na jep tė dhėna direkte se vetė Iskenderi ka pretenduar se ka origjinėn nga ajo tokė shqiptare dhe se ati i ka takuar qė tė kthehej atje dhe tė bėhej mbret dhe udhėheqės i tyre.
7.Kemal Pasha Zade.*
Ka qenė i bitri njė komandanti tė njohur tė sulltanit, Sulejman Celebi, i cili komandant ka marrė pjesė nė pushtimin e Konstantinopolit. Edhe vepra e tij titullohet “Tevarih el Osman” (Historitė Osmane)
Pėr kėtė autor shkruan edhe Sami Frasheri nė Kamusul Al-lam, vl.V.
Nė faqe 279, autori thotė se: “Nė vendin e shqiptarėve doli nė skenė njė njeri prej njė fisi tė vjetėr mbretėrorė, njė ngatrrestarė dhe turbullues i njohur me emrin, i biri i Juvanit, emri i tė cilit ishte Iskender.
Faqe 280, tradhėtia e tij kriminale u ba e famshme kudo dhe tė gjith nė (Perėndorinė Osmae) e thirrnin me emrin tradhėtari arnaut Iskenderi.Ai shkoi dhe me lehtėsi hyri nė vilajetin e tė atit tė tij, i cili nė vėndin e shqiptarėve njihet me emrin nahija e ashpėr e tokave tė Juvanit. Populli i atij vendi e pranoi dhe iu nėnshtrua, duke thėnė sė ky ėshtė djali i sundimtarit tonė. Nė kėtė mėnyrė pushtoi vendin e sipėrpėrmendur dhe u bė mbret i shqiptarēve.
8.Hoxha Sadedini*
Ėshtė njė nga historianėt mė tė dėgjuar osmanė i cili ka marrė pjesė edhe nė punėt shtetrore. Vepra e tij titullohet “Tacut-tevarih” (Kurora e historive) dhe mė sė shumti pėrmendet si Hoca tevarihi.
Ajo qė neve na lė pėrshtypje ėshtė shkrimi i tij pėr Skenderbeun nė faqe 351, ku thotė se: “Sundimtai shqiptar kishte njė djalė tė pashėm qė quhej Iskender, figura trupore e tė cilit tė frymėzonte dashurinė, ndėrsa fytyra e tij tėrheqėse ishte shprehėse e bukurisė dhe e hirėsisė sė tij. Ai e dėrgoi Iskenderin nė kryeqytet pėr tė konfirmuar nėnshtrimin e tij ndaj sulltanit.
Ėshtė shumė interesant dhe rast shumė i rrallė qė dikush nga autorėt osmanė ta pėrshkruaj nė kėtė mėnyrė pamjen fizike dhe bukurinė e Skėnderbeut. Jo se ky autorė ka pasur ndonjė simpati por ai e ka thėnė tė vėrtetėn, pra ashtu si qė ėshtė dukur Skėnderbeu.
9.Ali Mustafa bin Ahmed.*
Ka shėrbyer si sekretar i kėshillit (Divan Katibi). Vepra e tij hsitorike titullohet “Kunhul Ahbar” (Bėrthama e lajmeve)
Se Skėnderbeu ishte me origjinė shqiptare, Ali e dokumenton nė faqe 76 kur flet pėr Hamza Kastriotin dhe thotė se: Hamza beu ishte i nipi i Iskenderit tė shqiptarėve.” Pra ai vėrteton se Iskenderi ishte i shqiptarėve dhe jo i ndonjė kombi tjetėr si qė pretėndojnė disa nga tė ashtuquajtur historianė serbė osė sllavomaqedonė. Nė vazhdim Ali tregon se: “Nga prijėsat e vjetėr kokėfortė e inatci, me trupa divash, qė ishin grumbulluar nė disa kodra e vende tė cuditshme, tė pa depėrtueshme....”
Nė faqe 124 , Ali e pėrsėrit edhe njiherė se Iskenderi ishte shqiptarė dhe thotė: “Njė njeri i pa vlerė nga fisi shqiptar (arnaut) i quajtur me emrin tradhėtari Iskender, i cili pasi u rrit dhe edukua nė oborrin e sulltanit, doli jasht dh mori rrugė tė shtrembėt..Ky djalė qė ushqeu tradhėtinė dhe intrigėn ishte i biri i njėrit prej banditėve tė famshėm tė asaj popullsie tė keqe. Kėtu e ka fjalėn se ai ishte i biri i sundimtarit tė mė hershėm tė shqiptarėvem Gjon Kastriotit ku autorėt osmanė e shėnojnė si Juvan Kastrioti, ose principoatėn e kastriotevr si “Juvan Ili” qė do tė thotė toka e Gjonit.
10.Solkzade*
Ėshtė njėri nga historianėt osmanė tė sh.XVII. Vepra e tij titullohet si “Fihrist Shahan” , por sot mė sė shumti njihet si “Tarihi Sollakzade” (Historia e Sollkazades)
Ai nė faqe 43 pėrmend pjesėmarrjen e shqiptarėve nė Betejėn e Kosovės, nė faqe 168 e pėrshkruan pamjen fizike tė Skenderbeut ku thotė se “....Pamja fizike e kėtij njeriu tė bukur tė ēlodhėte sytė, kurse fytyra e tij tėrheqėse tė jepte nje kėnaqėsi. Pastai mė poshtė vazhdon ndryshe. Ai sojėkeq dhe fatėzi i harroi mirėsitė e padishahut dhe i kthei shpinėn atij. Kur ky lajm u muar vesht nga mbreti, ai dėrgoi ushtri kundėr tij dhe vendit tė shqiptarėve, nėn komandėn e Isa Beut. Kryengritėsi i lartėpėrmendur nuk u kap dotė dhe njė kohė tė gjatė u fsheh nėpėr male tė egra tė Shqipėrisė.
11.Mynexhimbash*
Poashtu ėshtė historian i sh.XVII. Vepra e tij titullohet “Sahaful ahbar”, e botuar nga Nedim Ahmet, me titull “Mynexhimbashi Sahaful ahbar”, Istambull 1285 h.
Faqe 352 autori pėrsėrit tė dhėnat qė i pėrmendėm mė lartė. Me siguri se ai gjatė shkrimit tė hitorisė sė ti ėshtė mbėshtėt tek kėto autorė. Ai pėrsėrit se Iskenderi ishte i biri i Juvait, sundimtarit shqiptar dhe se ishte rritur nė oborrin e sulltanit. Kishte qenė i emruar nga sulltani si zavendės i tė atit nė tokat shqiptare. Pastai e tradhėtoi sulltanin dhe iku nė Shqipėri dhe ngriti krye.
Pra autorėt sllavė qė kanė shkruar, e disa tė tjerė qė edhe sot shkruajnė se Skenderbeu ishte me origjine sllave duhet ta kuptojnė se ai i ho****nga krahu tė gjitha gradat osmane dhe iku e shkoi nė Shqipėri, ose shkoi dhe u ba mbret i Shqipėrisė dhe i shqiptarėve e nuk thonė se iku dhe shkoi nė Sėrbi ose Bullgari qė tė bėhet mbret i tyre. Pra ėshtė e natyrshme qė secili kthehet nė tokėn qė e ka lindur dhe as-sesi nė tokė tė huaj. Vetė autorėt osmanė e vėrtetojnė se ai ishte nga gjaku i shqiptarėve dhe ishte i gatshėm ta derdhte atė gjakė pėr tokėn shqiptare.
Fund.
Mr. Ilmi Veliu ėshtė drejtor i Muzeut tė Kėrcovės; specialist, hulumtues dhe studjues i vetėm nė Maqedoni pėr Periudhėn e Skėnderbeut. Zbulimet e ti pėr Skenderbeun i ka botuar dhe janė pranuar nga Instituti i Historisė sė Vienės dhe ai i Tiranės
Ilmi Veliu (24/03/2011 22:11:49) Tė nderuar, postova njė punim shkencorė tė bazuar nė dokumente osmane ku potencohet dhe vazhdimisht pėrsėritet se ai ishte shqiptar dhe luftėtar, ishte shqiptar dhe komandan i shqiptarėve, ishte i biri i njė shqiptari. Pra askund nuk pėrmendet se ai i pėrkiste fesė katolike, ortodokse apo Islame. Pastaj ai nuk ka luftuar as pėr kishė e as pėr xhami sepse ata i ka pasur nė tė gjitha anėt, por ka luftuar pė ēlirimin e vendit tė tij dhe shpalljen e njė shteti tė pavarur shqiptar.Toleranca ndėrfetare ka qenė shumė e lartė nė shtetin e Skėnderbeut, nė ushtrinė e tij dhe nė tė gjitha tokat shqiptare. Toleranca ndėrfetare ka qenė edhe nė mes tė katolikėve e ortodoksėve, ose Kishėr Romake e Bizantine. Shqiptarėt jėnė treguar tolerantė edhe ndaj Ebrejve dhe tė vetmit nė bėtė jėmė shqiptarėt qė nuk kanė pranuar ata tė ja dorzonin Hitlerit si qė kanė vepruar popujt tjerė.
Edhenjėherė e pėrsėris se Skėnderbeu nuk ishte as prift as rabin e as hoxhė por ishte komandant lufte i cili me taktikėn e tij luftarake mahniti botėn. Ai nuk ngitėte duartė ti lutej Krishtit apo Muhammetit por hiqte shpatėn dhe shkonte pėrpara. Nėse dikush ndalet tė diskutojė dhe komentojė pėrkatėsinė fetare tė tij, vetėm do tė humė kohė kot dhe do tė shkaktojė urrejtje nderfetare tek shqiptarėt pėr tė cilėn ne nuk kemi nevojė.
Besian Ahmeti (24/03/2011 22:49:17) Kėto janė argumenta tė pamohueshme, dhe as qe diskutohet perkatesia etnike e Gjergj Kastriotit!
Trillimet se ai nuk ka qene shqiptar, apo ne lidhje me pikepamjet fetare, jane pjelle e barbarize te armiqve te shqiptarve. Ne jemi popull i madh, dhe nga ky popull "greket" dhe sllavo "maqedonet" jane perpjekur te marrin heronjt tane! Do te u jap nje shembull per Pirron e Epirit, ose per Aleksandrin e Madh i cili nuk ishte grek, por Ilir. Lehte te thuhen, por edhe veprat me te bujshme te autorve "grek", fjalet e tyre gjejne kuptim vetem ne gjuhen shqipe! Nje shembull keni Iliaden dhe Odisene. Qe te mos hapem shume ketu, do mundohemi te bejme nje artikull analitik, ne lidhje me disa argumenta te pakontestueshme.
E VERTETA DO TE DALE NE SHESH!
Besian Ahmeti (24/03/2011 22:51:57) Kurse per Gjergj Kastriotin as qe behet fjale! Ai eshte shqiptar bir shqiptari, gjak ilir!
NJE HERO LEGJENDAR!
Beni - Tetove (15/07/2011 01:16:15) Mire ashtu ,tani kemi shume fakte per Skenderbeun,por ne anen tjeter del nje halldup si Avniu dhe e hedh jasht ,rilindasin Pjeter Bogdanin duke shpife ndaj tij ,se ka qene ne anen e serbeve tjera e tjera.
Mandej edhe per Nane Terezen e mallkojme ,se ajo e ka vendin ne FER e tjewra e tjera.
O shqiptare mblidhni mend, se te gjithe jane shqiptare.

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime