E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kanita Aliu nga Pozharevci u kthye me mirënjohje nga garat e gjashta ndërkombëtare “Stefan Mokranjac”. Ajo në instrumentin e flautës e zuri vendin e tretë me një pjesëmarrje të disa shteteve të rajonit.
Falutistja e re Kanita Aliu fitoi vendin e tretë në ndërkombëtare







Garat e gjashta ndërkombëtare “Stefan Mokranjac” në Pozharev

Nxënësit tetovarë shkëlqejnë në skena dërkombëtare



Kanita Aliu nga Pozharevci u kthye me mirënjohje nga garat e gjashta ndërkombëtare “Stefan Mokranjac”. Ajo në instrumentin e flautës e zuri vendin e tretë me një pjesëmarrje të disa shteteve të rajonit.

Garat ndërkombëtare kësaj radhe ishin të parapara për instrumente frymore dhe piano, Shkolla e mesme e muzikës ‘’Todor Skaloski- Tetoec” u prezantua vetëm me Kanita Aliun e cila u kthye me shpërblim.

Pjesëmarrës në këto gara ishin nxënës e studentë nga disa shtete. Kanita Aliu në garat e gjashta ndërkombëtare “Stefan Mokranjac” në Pozharevc është prezantua me dy pika të kompozitorit L.Boccherini koncerti D-dur nga opera 27 , I Alegro moderator dhe të kompozitorit Casella me pikën Scherzo.

Kanita Aliu, pas kthimit nga Pozharevci theksoi se është e kënaqur me rezultatin e arritur pasi konkurrenca ka qenë mjaft e fortë, kur në këto gara, sidomos në instrumentin e fllautës kanë garuar edhe studentë nga Fakultetet e muzikës.

”Me punë dhe vullnet të fortë arritëm të dëshmojmë se kemi vlera dhe kapacitete të jemi të mirë edhe në gara ndërkombëtare, pjesëmarja në gara është edhe një shtytje për të punuar edhe më shumë në të ardhmen”-tha Kanita Aliu.

Së bashku me Kanitën në Pozharevc ka udhëtuar edhe Emilija Kabranova, koperetitiore në piano. Përndryshe Kanita Aliu nga Sellarca e Epërme është nxënëse e vitit të tretë në klasën e Nikolina Eftimova Todorovska në Shkollën e mesme të muzikës ‘Todor Skaloski- Tetoec” në Tetovë.

S.Aliti



Publikuar: 04.05.2009 | 13:01
Lexuar: 3137 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet
Sss (23/05/2012 13:56:47) Bravo Kanita!!!!

Yugoslav... :))

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime