E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Jam shumë i lumtur, shumë i kënaqur, shumë i emocionuar që kam ardhur në Shqipëri dhe më bëhet shumë qejfi që shqiptarët do të lexojnë librat e mi. Unë gjithmonë kam qënë i mahnitur nga historia e Shqipërisë", tha Montefiore.
Simon Sebag Montefiore: Do të doja shumë të shkruaja një libër për Shqipërinë








- Të paktën pesë libra të historianit dhe shkrimtarit britanik, Simon Sebag Montefiore, "Stalini, Në oborrin e Carit të kuq", "Jeruzalemi", "Stalini i ri", "Sashenka", "Katerina e madhe dhe Potemkini", botuar për lexuesin shqiptar u promovuan dje pasdite në prani të autorit në Tiranë.

Në një prononcim për ATSH-në, Montefiore për vizitën e të tij të parë në Shqipëri, që e ëndërronte prej kohësh, shprehet se është ndjerë shumë i nderuar dhe e impresionuar, ndërsa nuk e fsheh dëshirën për të shkruar për Shqipërinë.

"Jam shumë i lumtur, shumë i kënaqur, shumë i emocionuar që kam ardhur në Shqipëri dhe më bëhet shumë qejfi që shqiptarët do të lexojnë librat e mi. Unë gjithmonë kam qënë i mahnitur nga historia e Shqipërisë", tha Montefiore.

Në lidhje me letërsinë dhe autorët shqiptarë, shkrimtari bestseller shprehet se njeh Ismail Kadarenë, nga i cili ka lexuar romanin "Rrethimi"(Kështjella), por njëkohëshst, shprehet se "do të donte t'a njihte më shumë".

"Rrethimi' është një roman shumë i mirë. Kadareja është një person i madh që i ka rezistuar diktaturës dhe gjithashtu është dhe një figurë e lëtërsisë botërore", thotë Montefiore për ATSH-në.

Gjatë promovimit të librave të tij, në hotel "Sheraton", ai u shpreh se në perëndim janë të ndërgjegjshëm dhe e vlerësojnë Shqipërinë si djep të kulturës perëndimore.

"Ndërmjet librave të mi kam synuar të nxjerr në dritë të kaluarën dhe duke nxjerr në pah atë dhe krimet që janë kryer gjatë saj, t'u shërbejë njerëzve për të rritur vigjilencën e tyre, që gjëra të tilla mos të përsëriten", tha Simon Montefiore, duke ju referuar botimeve të tij mbi Stalinin.

Historiani bën të ditur se, aktualisht po shkruan një novelën për Sashenkën. "Do të doja shumë që të shkruaj edhe një libër për Shqipërinë", u shpreh Montefiore.

Novelisti Montefiore u nderua nga Universiteti i Tiranës me titullin "Doctor Honoris Causa".

Shkrimtari britanik Simon Sebag Montefiore konsiderohet si ati i historisë moderne ndërsa libri i tij "Jeruzalemi" kryeson listën e librave më të shitur. Historian, novelist dhe njëkohësisht drejtues televiziviv është nderuar me shumë çmime për romanet e librat e tij historikë, disa prej të cilëve janë realizuar edhe në kinematografi. Librat e Montefiores janë botuar në rreth 33 gjuhë.

Publikuar: 29.03.2011 | 15:00
Lexuar: 1545 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime