E diel, 18.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Qëllimi i projektit, potencoi euroambasadori Sorensen, është të përforcohet kapaciteti institucional i Avokatit të Popullit të Maqedonisë dhe të përmirësohet informimi i qytetarëve për kompetencat e ombudsmanit.
Projekt

"Mbështetje e Ombudsmanit", është titulluar tuining-projekti 18-mujor i financuar nga Bashkimi Evropian, fillimin e të cilit sot e shënuan euroambasadori Peter Sorensen, Avokati i Popullit i Republikës së Maqedonisë, Ixhet Memeti, ombudsmani i Mbretërisë së Spanjës Maria Luiza Kava dhe shefja e Zyrës për të drejtat e njeriut, Sharlot Klavrol.

BE-ja për këtë tuining-projekt ndau rreth 600 mijë euro të dedikuara për numër të madh të projekteve për zhvillim dhe përforcim të aftësive të personelit të ri te Avokati i Popullit të Maqedonisë.

Qëllimi i projektit, potencoi euroambasadori Sorensen, është të përforcohet kapaciteti institucional i Avokatit të Popullit të Maqedonisë dhe të përmirësohet informimi i qytetarëve për kompetencat e ombudsmanit.

"Qëllimi ynë është ta ndihmojmë institucionin Avokati i Popullit në detyrën e saj që në mënyrë efikase t'i mbrojë dhe promovojë të drejtat dhe liritë e qytetarëve dhe qeverisjen e të drejtës, si vlera esenciale të BE-së", tha Sorensen. Ai shtoi se intenca është që të përgatitet administrata në Maqedoni për anëtarësimin eventual në BE.

Sipas Avokatit të Popullit, Memeti ky projekt është me rëndësi të madhe dhe do t'i ndihmojë institucionit t'i përforcojë kapacitetet lidhur me kompetencat e reja në parandalimin nga tortura dhe llojet e tjera të veprimeve jonjerëzore dhe johumane, posaçërisht në pjesën e të drejtave të fëmijëve dhe personave me nevoja të posaçme dhe diskriminimin.
Projekt -Mbështetje e Ombudsmanit- i financuar nga nga BE-ja

Ambudsmani spanjoll Maria Luiza Kava vlerësoi se në pajtim me përvojën e deritanishme dhe takimet me Memetin, ky do të jetë rast i mirë që t'i ndihmojnë dikujt që i udhëheq punët në drejtim të vërtetë.

Pavarësimi, potencoi ajo, është baza më e rëndësishme për funksionin e cilitdo institucion të suksesshëm i cili i mbron të drejtat dhe liritë e qytetarëve. Ajo bazohet ndaj tre parimeve themelore dhe atë pavarësim funksional, themelor dhe ekonomik. Avokati i Popullit, konsideron Kava, nuk duhet të kufizohet në punën e saj për shkak të mungesave buxhetore të cilat nuk dalin drejtpërdrejt nga gjendja reale ekonomike dhe gjendja në vend, as madje nuk guxon që menaxhimi i saj të aprovohet dhe kontrollohet nga ana e cilitdo organ tjetër, përveç nga Kuvendi, i cili edhe e emëron.

Publikuar: 30.03.2011 | 15:48
Lexuar: 1178 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime