E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Policia thotë se një punonjëse banke ishte mbajtur nën kërcënimin e armëve, para se grabitësi të largohej nga vendngjarja me makinë.
Austri, “Obama” grabit bankat me armë








Policia në Austri ka arrestuar një person të dyshuar se grabiste banka i mbuluar nga një maskë me fytyrën e presidentit amerikan Barack Obama.

Personi në fjalë u arrestua pas një grabitjeje me armë në Fornak, në veri-lindje të Salzburgut, në Austrinë e Sipërme.

Policia thotë se një punonjëse banke ishte mbajtur nën kërcënimin e armëve, para se grabitësi të largohej nga vendngjarja me makinë.

Të paktën gjashtë grabitje me armë janë kryer nga personi në fjalë, që mediat austriake e kanë etiketuar me nofkën “hajduti Obama”.

Mediat austriake raportojnë se vjedhja e fundit është regjistruar të enjten pasdite, kur autori është arrestuar rreth një orë më vonë pas krimit.

Zëdhënësi i policisë, Markus Mitlohner ka deklaruar se oficerët kanë gjetur një maskë, një armë dhe para të vjedhura nga “presidenti amerikan”, i cili është një shtetas gjerman.

Publikuar: 01.04.2011 | 11:59
Lexuar: 1199 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime