E enjte, 13.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ndaj të parit që u zbatua kjo masë, ishte ish deputeti i PRSD-së Goran Misovski. Atij sot nuk iu lejua të hyjë në Kuvend dhe të bëjë të ditur qëndrimin e partisë së tij rreth shpërbërjes së Kuvendit.
Ish-deputetit te PRSD-se, Misovski, i ndalohet hyrja në Kuvend









Vetëm një ditë pas shpërbërjes së Kuvendit të Maqedonisë, kryeparlamentari Veljanovski ka urdhëruar që në bazë të Rregullores, deputetët e deri djeshëm të mos kenë të drejtë të mbajnë konferenca për shtyp në organin ligjvënës.

Ndaj të parit që u zbatua kjo masë, ishte ish deputeti i PRSD-së Goran Misovski. Atij sot nuk iu lejua të hyjë në Kuvend dhe të bëjë të ditur qëndrimin e partisë së tij rreth shpërbërjes së Kuvendit.

"Dua t’ju informoj se sot nga ana e kryetarit të Kuvendit në mënyrën më të vrazhdë, më të pa turpshme dhe të panjerëzishme nuk mu lejua që deklaratën për mediumet ta jap në pres qendrën e Kuvendit të Maqedonisë.

VMRO-DPMNE na dërgon edhe një porosi se në këto zgjedhje do të ketë shumë dhunë, shumë kërcënime dhe shantazhe. Nëse kjo mund t’i ndodh një deputeti, vështirë do ta kenë të gjithë ata të punësuar në administratën shtetërore, publike dhe natyrisht qytetarët e Maqedonisë” tha Goran Misovski, ish deputet i PRSD-së

Publikuar: 15.04.2011 | 16:45
Lexuar: 1200 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime