E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Disa karroca te metrose do jene te rezervuara per femrat, te tjera per ekstrakomunitaret”. Ideja u hodh nga kandidatia per zgjedhjet lokale ne Milano: Rafaella Picini. "Eshte provokim"- komenton Mateo Salvini, zv/ sekretar i partise Lega Nord ;-" Edhe pse ideja per te rezervuar vende milanezeve, pas disa vitesh mund te behet realitet".
Une jam Rosa Louise Parks...












Nga Blerina Kushta



MILANO - “Disa karroca te metrose do jene te rezervuara per femrat, te tjera per ekstrakomunitaret”.

Ideja u hodh nga kandidatia per zgjedhjet lokale ne Milano: Rafaella Picini.
"Eshte provokim"- komenton Mateo Salvini, zv/ sekretar i partise Lega Nord ;-" Edhe pse ideja per te rezervuar vende milanezeve, pas disa vitesh mund te behet realitet".
"Nuk ka ende nje vendim zyrtar apo nje projekt ligj por nese dikush do te deshiroje ta propozoje, ne do ta ndihmojme"- spiegon Salvini poziconin e tij.

Reagime :

Te indinjuara ishin reagimet e eksponenteve kryesore te politikes milaneze.
Pierfrancesko Majorino, Pd: " Keto jane mendime alla Ku Klux Klan".
Mara Karfanja, ministre e Shanseve te Barabarta tha se " Qytetaret italiane, meshkuj ose femra, emigrante ne rregulla jane te gjithe te barabarte perpara ligjit. Per kete arsye nuk ndaj te njejtin mendim me propozimin e karrocave te rezervuara te transportit publik qofte kjo ne qytetin e Milanos apo ne cfaredo tjeter qytet..

Eshte e vertete qe Italia ka probleme, sidomos me zonat e periferise por per te sbutur pasigurine do ishte mire te kishim me shume investime ne politikat e integrimit dhe nje aksion me te fuqishem nga forcat e policise sesa provokime te tilla”.

Nderhyn edhe Dario Franceskini sekretar i PD: “Ky propozim i tejkalon kufijte e fantazise” .
“Nje propozim i turpshem dhe racist ky i Leges - thote nga ana tjeter Pergjegjesi i dhomes "Italia dei Valori" Masimo Donadi. “ Lega me propozimet e saj shokante ushqen serisht ndjenja ksenofobie dhe degradimi te kultures italiane, ndaj edhe ftoj Umberto Bosin (Lega Nord Padania) dhe i ministrat e qeverise Berluskoni ti qendrojne larg kesaj iniciative.

ATM( Azienda Trasporti Milanesi) dhe emigrantet:

Propozimi i Salvinit duket i larget me ate te linjes Atm (Ndermarrja e Transporteve Milaneze). Qe prej disa muajsh nderrmarja ka propozuar projektin "Migrart" me teme integrimin multietnik. (www.migrart.it).
" Ekstrakomunitaret mbulojne nje kuote te mire te pasagjereve ne total" -shprehet zedhenesi i Atm.

Tashme ne Itali s'kemi pse habitemi nga iniciativa te tilla, aty ky kur te qenit klandestin behet veper penale, ku femijet shkojne ne shkolle me klasa te ndara, ku te semuret qe shtrohen ne spital rrezikojne denoncimin nga vete mjeket, ku emigranteve nuk ju jepet e drejta as per te kerkuar shqyrtim per strehim politik,( duke shkelur keshtu rregulla nderkombetare) . Duket se neni nr. 3 i Kushtetutes i cili mbron te drejtat e barazise thelbesore eshte vetem boje e hedhur ne leter. Kjo klime na risjell ndermend kohen e Apartheid dhe vecimin racial, na kujton mbi te gjitha zonjen me origjine afrikane Rosa Louise Parks qe u kthye ne figure-simbol te levizjes per te drejtat civile ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Ajo u be e famshme ne vitin 1955 kur refuzoi ti leshonte vendin nje te bardhe ne autobus. Qe nga ajo dite nisi bojkotimi neper autobusat e Montgomery dhe i dha sprint protestave ne gjithe vendin.
Ja ku kane kaluar 54 vjet dhe historia gati perseritet.

Une jam Rosa Louise Parks. Me coni edhe mua!!!

Publikuar: 09.05.2009 | 11:22
Lexuar: 1691 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime