E martë, 18.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Një dietë e rreptë, koncerte dhe angazhime të shumta, emision të pëlqyer nga shqiptarët në Maqedoni, një ndërhyrje e vogël kirurgjikale në një klinikë në Turqi, ishte gjithe ky sukses i kalimit të këngëtares nga një mbipeshë e madhe në një figurë të pëlqyer.
Big Mama, mbas dobësimit bën ndërhyrje kirurgjikale

















Një dietë e rreptë, koncerte dhe angazhime të shumta, emision të pëlqyer nga shqiptarët në Maqedoni,një ndërhyrje e vogël kirurgjikale në një klinikë në Turqi,ishte gjithe ky sukses i kalimit të këngëtares nga një mbipeshë e madhe në një figurë të pëlqyer.

Tashmë ajo mund të quhet seksi edhe pse pëlqehej si e shëndoshë edhe më herët.Ndërhyrjen kirurgjikale ajo e zbuloi pikërisht ne emisionin e vet ku si të ftuar kishte një mysafir special i cili kishte udhëtuar nga Turqia në Maqedoni enkas për emisionin e saj.

Ishte pikërisht një mjek i cili merrej me trajtime dhe operacione plastike.Ndoshta e kompleksuar nga pesha ajo ka vendosur të bëjë një gjë të tillë, por duke mos ditur që kjo gjë do të ketë pasoja të vogla pasi do t’i duhej edhe ndonjë ndërhyrje kirurgjike.

Pasi mënjanoi kilogramët,lëkura e trupit filloi të varej derisa vendosi që të udhëtojë për në Turqi, atje ku edhe bëri ndërhyrjen. Mjeku mes të tjerave tha se sot në gjithë botën por edhe në Turqi femrat po realizojnë operacione plastike në vendet ku ndihen në siklet.

Gjithashtu ai dha një këshillë për të gjithë ata që kanë kompleks gjoksin dhe dëshirojnë të duken akoma më bukur. Operimi i suksesshëm i gjoksit nuk është aspak i rrezikshëm dhe i dëmshëm pasi femra me “silikon” në gjoks mund të ushqejë fëmijën duke mos pasur frikë për pasoja.

Blerand Rexhepi

Publikuar: 10.05.2009 | 04:51
Lexuar: 3153 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet
ermal (03/01/2011 22:37:50) wouuuuuuuuuuu cfare ndryshimi bravo big mama
isa (10/04/2011 20:36:48) shum seksi je bik mama edhe shum ebukur je

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime