E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në ditën e dytë të festivalit, ”Shota”mbajti koncertin qendror, në sallën kryesore të pallatit të arteve të bukura në Bruksel, “Beaux Arts”.
Ansambli “Shota” në Bruksel










Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” mori pjesë në festivalin “Ballkan Trafik”në Bruksel. Atje ansambli dy ditë pati paraqitje para audiencës së shumtë.

Në ditën e parë të festivalit, më 15 prill, ansambli “Shota” pati katër paraqitje, dy prej tyre në mjedise të hapura.

Në ditën e dytë të festivalit, ”Shota”mbajti koncertin qendror, në sallën kryesore të pallatit të arteve të bukura në Bruksel, “Beaux Arts”.

Krahas kësaj ,”Shota” ka mbajtur një demonstrim të motiveve kombëtare me të interesuar të shumtë për vallet nga Kosova.

Pjesëmarrja e ansamblit “Shota” në festivalin prestigjioz “Ballkan Trafik” është realizuar me ndihmën financiare të MKRS-së dhe përkrahje të Ambasadës së Kosovës në Bruksel.

Në festivalin “Ballkan Trafik” është prezantuar shfaqja “Ditari i një gruaje nga Kosova” si dhe një numër filmash të metrazhit të shkurtër.

Publikuar: 20.04.2011 | 14:19
Lexuar: 1844 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime