E diel, 18.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“NewAge/ Isawo” quhet bashkimi i dy shoqatave studentore, dhe nen kete emër është lancuar grupimi me studentët shqiptarë: Blerina Kushta dhe Rea Nepravishta te cilat konkurojne ne zgjedhjet studentore te Universitetit te Milanos.
Zgjedhje në Universitetin e Milanos, konkurojne studentet shqiptare

















Nga Blerina Kushta



Risia e ketij viti ne Itali eshte se midis kandidaturave prezantohen edhe dy studente shqiptare te cilet konkurojne ne zgjedhjet studentore Universitetit te Milanos.

“NewAge/ Isawo” quhet bashkimi i dy shoqatave studentore, dhe nen kete emër është lancuar grupimi me studentët shqiptarë: Blerina Kushta dhe Rea Nepravishta.

Ata jane kandidatë pretendentë per Keshillin e Fakultetit te Shkencave Politike në Milano.

Aktualisht Rea po specializohet në kursin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, kurse Blerina ndjek studimet ne Shkenca Politike.


Komuniteti i studenteve te huaj dhe kryesisht ai shqiptar ne fakultet eshte i madh. Ndaj edhe lista perkrah shperndarjen e kultures nderkombetare.



Ne programin e saj shprehet se do ti sherbeje studenteve te huaj ne orientim, do te ndihmoje studentet italiane e te huaj qe deshirojne te kryejne nje periudhe studimi ose praktike jashte vendit, do te behet ure lidhese midis studenteve dhe profesoreve, do te ndihmoje studentet e huaj dhe italiane ne zgjidhjen e problemeve burokratike.

Studentet shqiptar ne Universitetin e Milanos


Shoqatat kane mbi krahe nje eksperince disa vjecare ne organizime e manifestime kulturore, sportive, argetuese midis te cilave edhe “Javen e kultures nderkombetare” , simulimin e OKB “MediolaMun” nen kujdesin e Sekretarit te Pergjithshem te Keshillit te Evropes.

Organizatat bashkepunojne me Bashkine e Milanos, Rajonin e Lombardise , provincen dhe me shume istitucione kombetare dhe internacionale. Disa nga sherbimet e kryera nga shoqatat jane : asistence studenteve te huaj dhe Erasmus, sherbim per permiresimin e gjuhes angleze per studentet ne pergjithesi prane Universitetit Milano-Bicocca.


Gjate fushates elektorale listat kane pasur Stand-et e tyre si fillim ne ditet 28 dhe 30 prill. Kane shperndare broshura dhe manifestime ne lidhje me programin , idete dhe prezantimin e kandidateve. Takimet kane vazhduar edhe ne datat 4 e 6 maj duke e finalizuar fushaten me Aperitivin Elektoral ne lokalin me te specializuar per mbremje nderkombetare Old Fashion Cafè .


Lista me studentët shqiptarë është parë me shumë kuriozitet dhe ne fillim me pak hije dyshimi.Por studentet pjesemarres kane qene te shumte. Gjate takimeve kane sjelle pyetjet e tyre, kane shprehur problematikat e jetes studentore.

Nga ana tjeter disa studentë italiane e kane përkthyer krijimin e grupit “NewAge/Isawo” si organizimi i disatë nga listat e majta , te tjera zera perkundrazi I veshin nuancat e grupimeve te djathta.

Pergjegjesi administrativ Lulzim Elezaj thekson se lista nuk ka anime politike, besime fetare por tenton te mbroje interesat e studenteve te huaj ne pergjithesi.

Interesim ka pasur edhe nga gazeta e shumenjohur La Reppublica dhe nga media lokale La Sestina. Studentet shqipare shpresojne te kene mbeshtetjen nga studentë të tjerë të vendeve të huaja pse jo edhe nga ata italiane.

Arritja ne organet drejtuese te fakultetit do te sillte kthimin e nje faqe-je te erret ne Itali dhe do te behej shembull per shqiptaret ne Universitetet e tjera.
Verdikti final do te jete pas votimeve te 13-14 majit.

Studentet shqiptar ne Milano

Publikuar: 12.05.2009 | 15:46
Lexuar: 5315 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet
Sebahate (19/08/2011 10:53:15) Jame zyrtare ne Ministrin e Diaspores deshiroj me pas bashkepunim me juve.ju luse dergojeni email adresen me ken muj me kontaktu(pergjegjes per studentet Shqiptar ne Milano)

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime