E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Vitet e fundit janë ndërmarrë masa që sipas të dhënave të institucioneve kompetente i kanë tejkaluar këto lloj aksidentesh veçanërisht ato me pasoja fatale. Megjithatë, nga Shoqata për siguri gjatë punës, konsiderojnë se në vedn ekzistojnë punëdhëns që punonjësit e tyre edne i trajtojnë si material që harxhohet.
Shënohet Dita për mbrojtjen gjatë punës - punëtorët në Maqedoni ende të pambrojtur si duhet





Në Maqedoni rrezikun më të madh për përjetimin e aksidentit gjatë punës kanë të punësuarit në ndërtim, metaurgjinë e zezë, industri por edhe në sektorin bujqësor. Vitet e fundit janë ndërmarrë masa që sipas të dhënave të institucioneve kompetente i kanë tejkaluar këto lloj aksidentesh veçanërisht ato me pasoja fatale. Megjithatë, nga Shoqata për siguri gjatë punës, konsiderojnë se në vedn ekzistojnë punëdhëns që punonjësit e tyre edne i trajtojnë si material që harxhohet.

"Ministria e Punës dhe Politikës Sociale i kushton vëmendje të madhe sigurisë dhe shëndetit gjatë punës. Mund të themi se aksidentet gjatë punës janë në numër të vogël këto vitet e fundit. Në vitin 2010, 2009, 2008 ka pasur gjithsej 12 aksidente me pasoja vdekje, ndërsa në vitet paraprake ky numër ka qënë shum më i madh", tha ministri i Punës dhe Politiks Sociale Xhelal Bajrami në shënimin e Botës Botërore për Mbrojtjen - 28 prill, që mbahet në organizim të Shoqatës për siguri gjatë punës dhe Oranizatës Ndërkombëtare të punës.

Bajrami konsideron se edhe përkundër këtyre të dhënave ende ka akoma punë për të bërë me punëdhënësit për përmirësimin e kushteve të punonjësve.

Përveç të tjerash, tha Bajrami, kjo do të arrihet edhe me detyrimet që të gjitha firmat të bëjnë vlerësimin e rrezikut të të gjitha vendeve të punës.

Milan Petkovski kryetar i Shoqatës maqedonase për mbrojtje gjatë punës, konsideron se shteti është ai që duhet të vendosë rregulla se si do të parandalohen aksidentet gjatë punës, por edhe përgjegjësinë, siç tha, madje edhe në pajtim me ligjin që ka punëdhënësi.

Sipas Keniçi Hirodhe nga Organizata ndërkombëtare e punës ky problem është global dhe duhet të punohet që ai të tejkalohet ose të zbutet.

Në korniza botëroroe në shkakllë vjetore ndodh të ketë rreth 2 milionë e 300 mijë lëndime fatale në vendin e punës me pasoja vdekje dhe 300 milionë aksidente në pjesën më të madhe të së cilave punëtorët humbin aftsinë punuese. Në Maqedoni paraqiten 2.000 lëndime në vendin e punës në vit, prej të cilave rreth katër me pasoja fatale.

Publikuar: 28.04.2011 | 08:23
Lexuar: 1635 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime