E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Lansimi i fanellave të reja është bërë para pak minutash në lokalet e Adidas në Milano, ku të pranishëm ishin zyrtarë nga Adidas dhe Fly Emirates, ashtu si Adriano Galliani.
Milani lanson fanellat për sezonin 2011/2012











Gijganti italian dhe shtatëherë kampioni i Evropës, Milan, ka lansuar fanellën zyrtare të ekipit për sezonin 2011/2012.

Lansimi i fanellave të reja është bërë para pak minutash në lokalet e Adidas në Milano, ku të pranishëm ishin zyrtarë nga Adidas dhe Fly Emirates, ashtu si Adriano Galliani.

“Kjo që po shohim është fanella e 70 e dizajnuar nga Adidas për Milanin, një shifër historike. Kjo është një periudhë shumë e mirë për klubin, edhe pse nuk kemi fituar asgjë, tetë pikë avantazh para përcjellësve janë të konsiderueshme për ne në krye të tabelës”, theksoi Galliani

Më pas në skenë janë shfaqur Mark Van Bommel, Clarence Seedorf dhe Luca Antonini, të cilët bënë prezantimin e fanellës së re të Milanit për sezonin 2011/2012.

Fanella e re karakterizohet me dizajn klasik të fillim viteve të 90-ta, të ngjashme me ato të skuadrës legjendare të Arrigo Sacchit e cila fitoi dy herë Ligën e Kampionëve.
Milani lanson fanellat për sezonin 2011/2012
Milani lanson fanellat për sezonin 2011/2012
Milani lanson fanellat për sezonin 2011/2012

Publikuar: 02.05.2011 | 13:06
Lexuar: 1646 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime