E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Gjatë ditëve të panairit do ketë përurime librash dhe ndër aktivitetet do jetë edhe konferenca shkencore letrare "Agim Gjakova në letrat shqip"
Hapet panairi ndërkombëtar i librit Prishtina 2011








U hap solemnisht mbrëmë Panairi Ndërkombëtar i Librit Prishtina 2011, me pjesëmarrje të botuesve edhe nga Shqipëria, Kosova e hapësirat shqiptare, i cili do jetë i hapur deri më 9 maj në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve të kryeqytetit kosovar.

Kryetari i Unionit të Botuesve të Kosovës, Behxhet Bici, tha se në këtë panair të parë ndërkombëtar të librit në Prishtinë, i cili do jetë tradicional, janë prezentë më se 100 botues.

"Panairi ndërkombëtar i librit është një mundësi që Republika e Kosovës të afirmohet si vend i kulturës dhe i paqes", u shpreh ai.

Gjatë ditëve të panairit do ketë përurime librash dhe ndër aktivitetet do jetë edhe konferenca shkencore letrare "Agim Gjakova në letrat shqip".

Organizatorët kanë planifikuar vendosjen e stendës së nderit me përfaqësues të komunës së Bujanovcit nga Lugina e Preshevës, ku gjatë gjithë panairit do të mblidhen libra për biblotekën e kësaj komune.

Në Prishtinë, në muajin qershor do jetë edhe një panair tjetër i librit organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, për herë të 13-të.

Menjëherë pas luftës në Kosovë më 1999 është organizuar panairi i parë i librit në kryeqytet, Prishtinë, i cili ishte ndër aktivitetet e para kulturore bashkë me një koncert artistësh nga Kosova e Shqipëria, mbajtur në qytetin e Prizrenit.

Publikuar: 05.05.2011 | 04:03
Lexuar: 1543 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime