E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Veterani amerikan, Teren Malik kthehet në programin kryesor garues me pesë filmat e tij - saga e dëshiruar familjare në vitet e '50 "Druri i jetës" (The tree of Life), ku rolet kryesore i luajnë Bred Pit dhe Shon pen.
Fillon Festivali i filmit në Kanë










- Yjet e mëdha të Holivudit dhe disa regjisorë të pavarur filmik do të jenë në fokus të Festivalit të sivjetmë të filmit në Kanë, i cili hapet sot me filmin e Vudi Alenit "Mesnatë në Paris".

Në qilimin e kuq të festivalit më të madh në botë të filmit do të shëtitet elita holivudiane si Anxhelina Xholi, Bred Pit, Shon Pen, Penelope Kruz, Reobert de Niro, mel Gibson dhe Xhoni Dep.

Atyre do t'iu bashkangjiten të preferuarit e festivalit evropian - Pedro Almodovar, Nani Moreti, vëllezërit Darden, Aki Kaurismaki dhe Lars fon Trir, të cilët do të garojnë për Palmën e Artë për filmin më të mirë.

Veterani amerikan, Teren Malik kthehet në programin kryesor garues me pesë filmat e tij - saga e dëshiruar familjare në vitet e '50 "Druri i jetës" (The tree of Life), ku rolet kryesore i luajnë Bred Pit dhe Shon pen.

Rreth 4.000 gazetarë do ta ndjekin festivalin, të 64-tin me radhë, në hapjen e të cilit pritet edhe pjesëmarrja e zonjave të para franceze, Karla Bruni, e cila aktron në filmin e Vudi Alenit së bashku me Ouen Uillson dhe Marion Kotilar.

Në Kanë do të shfaqet edhe filmi biografik "Ekspedita" (La Concuete) për presidentin francez Nikolla Sarkozi dhe fitoren e tij në zgjedhjet e vitit 2007 dhe prishja e martesës me Sesilian.

Këtë vit gratë kanë vend të rëndësishëm në festival edhepse nga 20 filma në programin garues, ato nënshkruajnë vetëm katër.

Skotlandezja Lin Remzi do të prezantohet me filmin "Duhet të flasim për Kevinin" (We need to talk about Kevin), i punuar sipas bestsellerit të Lajonel Shriver, përderisa australianja Xhulia Li sjell përrallën erotike "Bukuroshja e fjetur".

Aktorja dhe regjisorja franceze Mejven le Besko e bëri regjinë për filmin "Policia" (Polisse) lidhur me fotografin dhe policin përderisa japonezja Naomi Kavas do të prezantohet me filmin "Hanezy No Tsuki".

Belgët, vëllezërit Darden kanë gjasë të bëhen regjisorët e parë të cilët tre herë fituan Palmën e Artë me filmin e tyre "Djaloshi me biçikletë" (The Kid With a Bike) përderisa i preferuari i Festivalit, Pedro Almodovar do të përpiqet ta fitojë Palmën e tij të artë me filmin "Lëkura në të cilën jetoj" (The Skin I Live In).

Danezi Fon Trir kthehet, dy vite pasi që "Antikrishti" i tij e shokoi publikun në Kanë me skenat e dhunës dhe seksit. Kësaj radhe, regjisori është në Kanë me filmin "Melankolia", ku Kirsten Danst aktron nusen e cila përgatitet për martesë përderisa Planetit i kërcënohet shkatërrimi.

Bllok-basterët "Kung Fu Panda 2" me Anxhelina Xholi dhe Xhek Blek dhe vazhdimi i katërt i "Piratëve nga Karainet" me Xhoni Dep dhe penelope Kruz gjithashtu do të gjejnë vend në Kanë.

Në Festivalin e Kanës do të shfaqet edhe dokumentari shokues i aktorit dhe regjisorit britanik Kit Allen "Vrasje e padrejtë" (Unlawful Killing) me fotografi bardhë e zi të princezës Diana, të fotografuar disa momente pas fatkeqësisë në Paris në vitin 1997.

Këtë vit, 49 filma nga 33 vende do të shfaqen në festival, duke përfshirë edhe 44 premiera botërore.

Publikuar: 11.05.2011 | 10:51
Lexuar: 1885 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime