E mërkurë, 19.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Të dhëna të sakta për numrin e shqiptarëve në Turqi nuk figurojnë përshkak të mungesës së regjistrimit të popullsisë sipas racës dhe prejardhjes edhe numri i shtetasve turk me prejardhje shqiptare nuk mund të dihet saktësisht.
Bursa, minibalkani ku ruhet gjuha  dhe tradita shqipe









Mirëpritje vëllazërore në në qytetin e gjelbër- Bursë

Sadije Aliti, Bursë


Kanë kaluar vite, decenie, po edhe shekull që e kanë lënë atdheun e të parëve, jetojnë me mijëra kilometra larg, por gjuhën shqipe nuk e harruan. Mirëpritjen e ngrohtësi, traditën e kulturën shqiptare e ruajnë me xhelozinë më të madhe. Tradita e shqiptarëve nga trojet etnike gjendet edhe te shqiptarët e Turqisë, sidomos te shqiptarët e Bursës, një krenari e këndshme që thonë gojën plot “kemi prejardhje shqiptare”. Vallja popullore e kostumi shqiptar tani është edhe te fëmijët e tyre që dinë se të parët e tyre vijnë nga trojet arbërore të Skënderbeut.

Një gegërishte e vjetër, e pastër pa sllavizma e ruajtur me fanatizmin më të madh hasej në shumë familje shqiptare, gjuhë e vjetër që ruhej edhe më se një shekull. “Gjyshi im ka lindur këtu, unë kam mbi 50 vjet, edhe fëmijët e mi e flasin shqipen”-rrëfen Hasani një mëso burë që e takuam në mbrëmjen gazmore organizuar për mysafirët nga Maqedonia. Një rrëfim që të rrëqeth por edhet në entuziazmon se si e bartën gojë më gojë gjuhën e ëmbël shqipe larg shkollës e arsimit në një vend të huaj. Rrëfime të këtilla has në shumë mjedise e familjeve shqiptare, sidomos në Lagjen Zafer, që njihet edhe si lagje e shqiptarëve.

Shoqata, “Kosova-Shkupi” me selinë bursë ka vite të tëra që ushtron aktivitete të ndryshme në këtë qytet. Baca Rexhep, ashtu e thirrnin atje drejtonte këtë shoqatë dhe krahas aktiviteteve të tjera në bashkëpunim me autoritete zyrtare arsimore kishte arritur që të binjakëzojë me së 17 shkolla nga Bursa në Kosovë, Maqedoni i Shqipëri. Baca Rexhep na shoqëroi një kohë të gjatë qëndrimit tonë në Bursë, për mirëseardhje kishin organizuar një pritje madhështore në selinë e Shoqatës me këngë e valle.
Bursa, minibalkani ku ruhet gjuha  dhe tradita shqipe

Një delegacion i mësimdhënësve dhe nxënësve të shkollës fillore të Tearcës qëndruan për një vizitë disaditore në Bursa të Turqisë. Nikoqire e këtij delegacioni ishte shkolla fillore “Ballan bej” nga Komuna e Jëlldërëmit me të cilën shkollë edhe është lidhur bashkëpunim binjakëzimi. “Vallja e Tiranës” më muzikë të butë e mbresëlënëse ngriti në këmbë të pranishmit, ishin nxënësit e kësaj shkolle që interpretuan për bukuri para nikoqirëve, solemnitet rasti që kishte ardhur ta përshëndeste edhe prefekti i Bashkisë së Bursës, Rexhep Alltepe.

Delegacioni i shkollave nga Maqedonia u prit edhe nga Nexhmedin Shenoxhah, zëvendës prefekt i Bashkisë së Bursës, organizoi një pritje zyrtare në Bashki dhe shtro një drekë rasti. Koenciednca e rastit, z. Nexhmedin Shenoxhah, ishte me prejardhje shqiptare nga rrethi i Gjilanit dhe një pjesë të intervistës e zhvilluam në gjuhën shqipe. Rastësi në mes të qendrës së Shkupit rallë të rastësisë që të flasës shqip nëpër institucione vendore ndërsa kjo të ndodh në mes të Burës në Turqi,

Sa është numri i shqiptarëve që jetojnë në Turqi?

Sa shqiptarë jetojnë në Turqi? Për këtë askush nuk mund të argumentojë me saktësi. Vendosja e shqiptarëve në Turqi zë fill që në vitet 1500. Pjesa më e madhe janë vendosur në Stamboll, Bursë, Izmir, Tokat, Ankara, Sakarja dhe Samsun. Kurse grupe më të vogla jetojnë në Adana, Amasja, Ajdën, Kajseri, Kërklareli, Manisa, e gjetiu, madje në disa vendbanime ka edhe fshatra të tërë të përbërë nga shqiptarë.
Të dhëna të sakta për numrin e shqiptarëve në Turqi nuk figurojnë për shkak të mungesës së regjistrimit të popullsisë sipas racës dhe prejardhjes edhe numri i shtetasve turk me prejardhje shqiptare nuk mund të dihet saktësisht.
Bursa, minibalkani ku ruhet gjuha  dhe tradita shqipe

Numri më i madh i shqiptarëve që jetojnë jashtë trojeve të tyre etnike duket se është ai në Turqi. Sipas studiuesve dhe historianëve të ndryshëm shqiptarë, në Turqi llogaritet të jenë rreth 5 milionë shqiptarë. Sigurisht kjo shifër nuk përfshin të gjithë shqiptarët që kanë ikur nga trojet e tyre, por edhe shqiptarët që janë shkrirë me popullsinë vendase. Sipas statistikave, numri i shteti turk zë vendin e parë të emigracionit shqiptar, në këtë shifër bëjnë pjesë dhe ata shqiptarë që janë shkrirë me familje të tjera dhe që kanë prindërit shqiptarë. Dhe llogaria nis që nga fundi i pushtimit osman, kur ishin të shumta familjet që jetonin në Turqi. Për të vazhduar më pas me shpërnguljet masivet të shqiptarëve nga serbët. Nga Kosova drejt Turqisë serbët dëbuan një numër të konsiderueshëm shqiptarësh. Vetëm në Bursa dhe rrethinë llogaritet se gjenden diku 200 000 shqiptarë.

Shqiptarët kishin treguar autoritet, dinjitet, trimëri, besnikëri dhe humanizëm që nga periudha Osmane e deri në ditët e sotme. Shqiptarët kanë drejtuar perandorinë Osmane dhe shtetin turk, edhe tani, nëpër vende kyçe të pushtetit në Turqi janë shqiptarë, nipërit dhe mbesat e tyre”, shprehen disa qytetarë me prejardhje shqiptare. Por shqiptarët, në perandorinë Osmane krahas personaliteteve qeveritare dhe ushtarake, kanë bërë emër edhe në administratë, drejtësi, arsim, kulturë, arkitekture, arte etj. Gjuhën shqipe e ruajnë me fanatizëm dhe një gjë të tillë e bartin edhe te gjenerata më të reja.

Një një intervistë lexova, (unë e cilësova edhe si aneltodë), se si në një takim zyrtar, një President turk në mes të viteve ‘90 bën shaka me njërin nga presidentët shqiptar duke i thënë se: “Unë drejtoj më shumë shqiptarë sesa ju”. Për rast ai President kishte një dell shqiptari. Dhe kjo nuk ishte edhe shumë rastësi në këtë vend.
Në përhumbjen e vargjeve, të Dritëro Agollit, me Pocarin e turkeshën, nisëm të imagjinatën tonë se si mund të ishin trojet etnike shqiptare sot. Rrëfimi i vargjeve është i gjallë dhe i atyre historive të gjalla të familjeve shqiptare që jetojnë atje me krenarinë më të madhe se kanë prejardhje shqiptare.
Bursa, minibalkani ku ruhet gjuha  dhe tradita shqipe

Bursa, qytet me kulturë e traditë të lashtë

Bursa është një krahinë në Turqinë perëndimore, përgjatë detit Marmara, me një sipërfaqe prej 11.087 km ² dhe një popullsi prej 2.600.555 banorë. Bursa ka 16 njësi administrative vendore ndërsa 7 prej tyre janë në qendër me 900 shkolla fillore e të mesme me 500 mijë nxënës dhe 20 mijë mësimdhënës. Bursa ka dy universitete me 45 mijë studentë, ku afro 200 prej tyre janë studentë shqiptarë

Një mirëpritje dhe përzemërsi që vështirë e has në vendet tjera. Ketë përzemërsi e ndjen edhe me qytetarët e thjeshte të Bursës, ata shprehnin një respekt dhe një mirësjellje të veçantë. Qytet me kulturë e traditë të lashtë, mbi të gjitha qytet që nderon historinë e vet dhe të shtetit edhe atë me krenarinë më të madhe. Qytet q vlerëson të kaluarën e të tashmen e tij. Njerëz bujarë e dashamirës të ofrojnë një ngrohtësi e dashuri vëllazërore, sikur njihesh me ta një kohë të gjatë edhe pse vetëm pak ditë shoqërohesh apo sa je takuar. Qytet me shumë monumente kulturore me kuzhinë tradicionale që të mahnit.

Qytet i turizmit dhe industrisë

Bursa është e vendosur në shpatet veriperëndimore të malit Uludag në rajonin jugor Marmara. Bursa është një krahinë në Turqinë perëndimore, përgjatë detit Marmara, me një sipërfaqe prej 11.087 km ² dhe një popullsi prej 2.600.555 banorë. Bursa ka 16 njësi administrative vendore ndërsa 7 prej tyre janë në qendër me 900 shkolla fillore e të mesme me 500 mijë nxënës dhe 20 mijë mësimdhënës. Bursa ka dy universitete me 45 mijë studentë, ku afro 200 prej tyre janë studentë shqiptarë. Qyteti i katërt më i madh i Turqisë, si dhe një nga qendrat më të industrializuara metropolitane në vend, njihet edhe për prodhim ta automjeteve, tekstil dhe turizëm e arkitekturë.

Ejani në Bursa, në jug për shkak të Stambollit të gjithë detit Marmara, për xhamitë e saj të bukur dhe të tjera në fillim të arkitekturës osmane, për pazaret e saj mëndafshin, banjat. Disa njerëz vijnë për llojin e qebapit Iskender, qengjin e pjekur në skarë, feta të mbushura me salcë domatesh të këndshme dhe gjalpë .

Ju mund të vizitoni Bursën për një ditë udhëtimi nga Stambolli, por është më relaksuese në qoftë se ju qëndroni brenda natës. Në këtë mënyrë ju mund të shihni edhe qytetin mesjetar të Iznik (Nicesë).

Bursa ishte kryeqyteti i parë në fillim të vitit 1200 dhe në fund të vitit 1300 të Perandorisë Osmane, dhe ky është vendi ku stil i madh arkitektonik i perandorisë në fillim u zhvillua në këtë qytet. Për shkak të qenit kryeqyteti i parë osmane, Bursa është shumë e pasur me monumente fetare, afro 1.575 xhami, varre, tyrbes, banjo.
Një nga vendet më të bukura në Bursa është Xhamia Yesil (Green Xhamia), me portë prej mermeri të gdhendur, e cila është një nga më të mirat në Anadoll.
Bursa, minibalkani ku ruhet gjuha  dhe tradita shqipe

Gështenjat e ëmbëlsuara dhe pjeshkat e Bursës janë unike

Qyteti është i përmendur shpesh si "Yeşil Bursa" në një referencë për parqe dhe kopshte të vendosura në të gjitha pjesët urbane, si dhe të pyjeve të pasura që shtrihen në rajonin përreth saj. Qyteti është sinonim me malin Uludag që është një vendpushim i njohur skive. Tyrbet e sulltanëve të hershme osmanë janë të vendosura në Bursa dhe ndërtesat e shumta të ndërtuara gjatë gjithë periudhës otomane përbëjnë monumentet kryesore të qytetit. Fusha përreth pjellore, banja, muzeume interesante, sidomos një muze i pasur arkeologjik dhe një rrjet tepër të rregullt urban janë elementet kryesore që e bëjnë më të plotë Bursën.

Sa për suvenire, ju duhet të vizitoni Çarshinë e mbuluar, "Bedesten", apo Han Koza-një ndërtesë atraktive dhe gjithashtu një qendër të tregtisë së mëndafshit.

Gështenjat e ëmbëlsuara janë një specialitet dhe kanë një shije të paharrueshme. Pjeshkë të Bursës janë unike. Sa për diçka për të blerë; Bursa është një qendër e tregtisë dhe prodhimit të mëndafshit. Kjo është edhe atdheu i njohur personave të folklorit turk, Karagoz dhe Hacivat, karaktere që luajnë hije ishin personalitete historike që kanë jetuar dhe janë varrosur në Bursa.

Qyteti ka qenë tradicionalisht një shtyllë e tërheqje, dhe ishte një qendër e madhe për refugjatët me prejardhje të ndryshme etnike, i cili emigroi në Anadoll nga Ballkani gjatë humbjen e territoreve osmane në Evropë midis fundit të shekujve 19 dhe 20.

Publikuar: 11.05.2011 | 12:54
Lexuar: 4104 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet
Dragica Miloshevska (09/12/2011 01:46:21) Cestitki za Sadije Aliti.

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime